Skip to main content

Raiffeisen mbështet ekspozitën “Çmimi Muslim Mulliqi” të Galerisë Kombëtare të Kosovës

Me datën 1 shkurt 2023, në Galerinë Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e hapjes solemne të edicionit të 14-të Bienales Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi”, e cila përkrahet edhe nga Banka Raiffeisen.

Kjo ekspozitë ka bërë bashkë artistë të njohur ndërkombëtarë si dhe artistë vendorë, dhe do të jetë e hapur deri më 26 shkurt. Në fjalën e tij të rastit, një nga kuratorët e ekspozitës, Raimund Stecker vlerësoi punën e Galerisë Kombëtare të Kosovës për organizimin e kësaj ekspozite, e cila, sipas të cilit, përveç që sjell artin para publikut, bën të mundur që artistë nga vende të ndryshme të njihen me njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. 

Në kuadër të kësaj ceremonie, u shpall edhe vepra fituese e këtij edicioni. Juria profesionale e përbërë nga Ivana Vaseva, Ardian Isufi dhe Raino Isto e vlerësuan veprën e piktorit kosovar Driton Hajredini si veprën fituese të këtij edicioni.Pas kësaj, të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të Galerisë Kombëtae për të parë veprat e vendosura në mënyrë të veçantë.

Banka Raiffeisen në Kosovë bashkëpunon me Galerinë Kombëtare të Kosovës për më shumë se një dekadë dhe mbetet e përkushtuar të vazhdojë të mbështesë projekte të tjera të galerisë në vitet në vijim.