
Donacionet e bankës Raiffeisen
Ne mbështesim në mënyrë të vazhdueshme një gamë të gjerë iniciativash që synojnë të kenë një ndikim të qëndrueshëm.

Përkrahje për HANDIKOS
Ne vitin 2025, banka vazhdoi mbështetjen për HANDIKOS, një organizatë e përkushtuar për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Si pjesë e angazhimit tonë për Investime në Komunitet, vitin e kaluar ne dhuruam një automjet për të ndihmuar organizatën në aktivitetet e saj të përditshme. Për më tepër, për vitin e dytë radhazi, rinovuam partneritetin me HANDIKOS për të krijuar kushte më të mira në ofrimin e shërbimeve që lidhen me mirëmbajtjen e pajisjeve ndihmëse.

Donacioni i çantave dhe pajisjeve shkollore për rajonet e Gjakovës dhe Ferizajt
Raiffeisen Bank në Kosovë, në partneritet me organizatën bamirëse CEEStepic me seli në Vjenë, dhuroi 530 çanta shkolle dhe pajisje shkollore për nxënësit e 26 shkollave në Komunën e Pejës. Donacioni u shënua me një ceremoni simbolike në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, ku Anëtarja e Bordit, Iliriana Toçi, theksoi rëndësinë e përkrahjes së arsimit të fëmijëve.Kjo nismë, e cila vazhdon prej pesë vitesh, ka përfshirë gjithashtu nxënës në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Gjatë pandemisë, banka dhuroi tableta për të lehtësuar mësimin online.Raiffeisen Bank mbetet e përkushtuar të japë kontribut në komunitet përmes iniciativave domethënëse në arsim.