
Thirrje për sponsorizime
Banka Raiffeisen ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të hapur për OJQ-të, për të aplikuar për mbështetje në realizimin e projekteve që do të zhvillohen gjatë vitit 2026, në një këto fusha: sport, kulturë, arsim dhe mjedis.
Kriteret për aplikim
Organizatat qe aplikojnë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme

Propozimi për projektin
Propozimi për projektin duhet të përfshijë informata të hollësishme lidhur me fushat e mëposhtme:
- Përshkrimi i projektit (maksimum 3 faqe, duke përfshirë objektivat, përfituesit e projektit, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme)
- Fusha e zgjedhur e sponsorizimit (zgjidhni njërën nga katër fushat e lartpërmendura)
- Plani i detajuar i buxhetit (me linja të qarta buxhetore)
- Afati i zbatimit (data e fillimit dhe përfundimit).
- Informacion mbi organizatën (certifikata e regjistrimit, përshkrim i shkurtër dhe përvoja përkatëse)

Kriteret e vlerësimit
Çdo aplikim shqyrtohet me kujdes, dhe kriteret e vlerësimit janë si më poshtë.
- Përshtatshmëria me vlerat dhe fushat e fokusit të bankës
- Ndikimi i pritshëm në komunitet
- Qëndrueshmëria e iniciativës
- Mundësitë e dukshmërisë për bankën (branding, media, etj.)
- Transparenca dhe llogaridhënia e aplikuesit
Pyetjet e shpeshta
Banka preferon të ketë ekskluzivitet në mbështetjen e projektit dhe nuk preferon bashkëfinancim nga institucione të tjera të industrisë financiare.
Po, mund të aplikoni me projekte që zgjasin më shumë se një vit. Megjithatë, banka do të mbështesë vetëm aktivitetet që zhvillohen gjatë vitit 2026, pa ofruar garanci për mbështetje në vitet pasuese.
Jo, në këtë thirrje nuk parashihet mbështetje për individë apo biznese.
Banka nuk ka kufizim të shumës minimale apo maksimale të mbështetjes financiare. Megjithatë, ajo mund të propozojë të mbështesë vetëm një pjesë të shumës së kërkuar nga aplikuesi.
Jo, banka nuk mbështet projekte që lidhen me sporte ekstreme.
Afati për aplikim
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 nëntor 2025, në ora 17:00.
Për më shumë informata, na kontaktoni në vlora.kasumi@raiffeisen-kosovo.com.