Skip to main content

Aplikimi për shtyrjen e dy kësteve të ardhshme të kredisë

Raiffeisen Bank në cilësinë e kredidhënësit, ofron mundësinë e shtyrjes së pagesës së dy (2) kësteve të ardhshme për klientët me kredi personale/individuale, sipas kushteve dhe termave.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.

Zgjedhin njërin nga opsionet:

a) Pa ndryshim të kushteve kontraktuale, përveç shtyrjes së kësteve dhe rishpërndarjes së tyre në maturitet aktual
b) Akumulimi i dy kësteve të ardhshme së bashku me këstin e fundit të grumbulluar (duke përfshirë interesat), të zbërthyer në tre këstet e fundit (ku maturiteti i kredisë do të shtyhet për tre muaj)

Termat dhe kushtet për shtyrje të pagesës së 2 kësteve për kredi personale.

1. Objekt i shtyrjes
· Klientit do t’i shtyhen dy (2) këstet e ardhshme që kanë afat pagesë sipas kontratës  ekzistuese të kredisë. 
·Gjatë periudhës së shtyrjes, klienti nuk është i obliguar të kryejë pagesë të kësteve të rregullta.

2. Zgjatja e afatit të kredisë
·Afati i përgjithshëm i marrëveshjes së kredisë do të zgjatet për dy (2) muaj shtesë, në mënyrë proporcionale me numrin e kësteve të shtyera.

3. Amortizimi i rishikuar (Plani i Pagesave)
·Si rezultat i shtyrjes së kësteve, shuma e këstit mujor pas periudhës së shtyrjes mund të ndryshojë.
·Banka do t’ia jap klientit planin e ri të amortizimit fizikisht në degë sipas kërkesës së klientit.
·Klienti pranon planin e ri të amortizimit dhe është i obliguar që pas përfundimit të periudhës së shtyrjes të paraqitet në bankë për nënshkrimin e tij, nëse kërkohet në formë fizike.

4. Interesi gjatë periudhës së shtyrjes
Me këstin e tretë pas përfundimit të periudhës së shtyrjes, klienti obligohet të paguajë:
1 .Këstin e rregullt sipas planit të ri të amortizimit, dhe
2. Interesin e akumuluar për periudhën e dy (2) muajve të shtyrjes.

Shembull ilustrues: Nëse data e pagesës së këstit ka qenë 20 janar, pas shtyrjes së dy kësteve, klienti me 20 mars do të paguajë këstin e rregullt sipas planit të ri, plus interesin e akumuluar për janar dhe shkurt.

5. Këstet finale
Për dy (2) këstet përfundimtare të planit të ri të amortizimit, nuk do të kalkulohet interes shtesë dhe klienti paguan vetëm principalin e mbetur.

6. Pranimi i kushteve
Klientët që dëshirojnë të përfitojnë nga shtyrja e kësteve sipas kushteve të përcaktuara më sipër, duhet të plotësojnë aplikacionin për shtyrje të pagesës së kësteve.

Termat dhe Kushtet