Skip to main content
siguria

Paguani online dhe sigurtë!: Parimet e sigurisë online

Masat tona teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat e klientëve tanë dhe për të forcuar më tej besimin.

Zotimi për siguri dhe integritet të të dhënave

Banka Raiffeisen në Kosovë si vartëse e Raiffeisen Bank International zotohet në ofrimin e sigurisë dhe integritetit të të dhënave duke përdorur një gamë të gjerë të masave të sigurisë kibernetike. Megjithatë, edhe klientët mund të japin kontribut të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sigurinë. Në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme, duhet të merren parasysh disa pika themelore:

Domeni zyrtar i Bankës Raiffeisen në Kosovë

Domeni i vetëm zyrtar i Bankës Raiffeisen në Kosovë është raiffeisen-kosovo.com - ju lutem kushtoni vëmendje domenit të saktë, veçanërisht kur përdorni shërbimet e-Banking. Shumica e akterëve dashakeq do të përdorin modifikime të vogla të markës (si “raiffaisen-kosovo.com” apo “raiffeisen- kosova.com”) gjë që nuk mund të vërehet gjatë veprimeve ditore.

Informatat e ndjeshme mos i ndani me askënd

Ne asnjëherë nuk do t’ju pyesim për informata të ndjeshme si fjalëkalimi i përdoruesit, numri OTP apo PIN, dhe detaje të kredit kartelës - qoftë përmes telefonit, mesazheve, apo e-mail. Nëse pranoni pyetje të tilla lidhur me informata personale, atëherë padyshim kjo paraqet mashtrim dhe nuk duhet t’i përgjigjeni, si dhe preferohet që situatat e tilla t’i raportoni tek ne sa më parë të jetë e mundur;

plus

PIN kodi

Banka asnjëherë nuk ju kontakton për t'ju kërkuar PIN Kodin me të cilin kyqeni në Raiffeisen Plus

plus

Kodi OTP

Kodin konfirmues (OTP code)
që ju vjen përmes SMS në telefon,
mos e ndani me askënd.

plus

Kodi treshifror CVC

Banka asnjëherë nuk ju kërkon datën e skadimit të kartelës suaj, si dhe kodi treshifror CVC që gjendet në anën e pasme të kartelës.

Shmangni përdorimin e kompjuterëve apo Wi-Fi publike për e-Banking

Shmangni përdorimin e shërbimit e-Banking në kompjuterë publik apo Wi-Fi publike;

Kredencialet e bankimit mos i ruani në mënyrë statike

Duhet t'i kushtoni kujdes të veçantë kredencialeve tuaja të bankimit online. Ne fuqishëm sugjerojmë që të mos i ruani ato në mënyrë statike (letër apo material tejter fizik), përveç në rastet kur ato enkriptohen, dhe fjalëkalimet e njëjta nuk duhet të përdoren në subjekte të tjera, siç janë platformat e mediave sociale;

Pajisje të përditësuara

Rekomandohet të përdorni shërbimet tona online në pajisje të përditësuara - është detyrë e juaja të siguroni që sistemi operativ dhe shfletuesi juaj kanë të instaluara përditësimet e fundit. Për më tepër mjetet anti-malware apo firewall solutions duhet të jenë funksionale;

Softuere jo standarde

Nuk duhet të instaloni në pajisjet tuaja softuere jo standarde ose jo të besueshme

Shkyçuni kur të përfundoni shërbimet bankare.

Megjithëse ka afat të caktuar të shkyçjes automatike, preferohet që gjithmonë të shkyçeni në mënyrë manuale kur të përfundoni përdorimin e shërbimeve bankare.

Për më shumë detaje në lidhje me sigurinë online ju mund ti referoheni dokumenteve më poshtë:

Mbajeni në mend! Banka ju kontakton përmes:

+383(0)38 222 222 | +383(0)49 222 222

E-mail-et që pranoni nga banka, pas shenjës "@" kanë prapashtesën @raiffeisen-kosovo.com, dhe @sf.email.raiffeisen-kosovo.com.
Shembull: info@raiffeisen-kosovo.com, news@sf.email.raiffeisen-kosovo.com

Nëse pranoni e-mail, thirrje, mesazhe, apo njoftime të dyshimta nga subjektet që pretendojnë të jenë ne, ju lutem raportoni në numrat më lartë ose në emailin siguria@raiffeisen-kosovo.com