Mashtrimet me Inteligjencë Artificiale: Si t’i dalloni dhe të mbroheni Mashtrimet me Inteligjencë Artificiale (AI)
Inteligjenca Artificiale (AI) po transformon industrinë bankare dhe shumë sektorë të tjerë. Por, për fat të keq, ajo po përdoret edhe nga mashtruesit për të krijuar sulme më të sofistikuara.
Mashtrimet me Inteligjencë Artificiale (AI)
Këto mashtrime janë më bindëse, më personale dhe më të vështira për t’u dalluar.
Si përdoret AI në mashtrime?
Telefonata me zë të klonuar (Deepfake)
Mashtruesit përdorin teknologji për të imituar zërin e përfaqësuesve të bankës ose madje të familjarëve për të kërkuar transfere urgjente të parave ose duke nxjerrur informata konfidenciale.
Email-e phishing profesionale dhe të personalizuara
AI krijon mesazhe pa gabime drejtshkrimore, me ton profesional dhe të personalizuar sipas profilit tuaj.
Për të mësuar më shumë rreth phishing kliko këtu
Chatbot-e të rreme
Mashtruesit krijojnë sisteme automatike që simulojnë shërbimin ndaj klientit në mënyrë që të vjedh kredencialet e përdoruesve.
Profile të rreme në rrjete sociale
Llogari që imitojnë drejtues bankash ose staf zyrtar për të fituar besimin tuaj.
Pse janë më të rrezikshme?
- Duken dhe tingëllojnë legjitime
- Nuk kanë gabime të dukshme
- Përdorin informacione reale për t’u dukur bindëse
- Krijojnë ndjenjë urgjence
Si të mbroheni nga mashtrimet me AI?
Mos ndani kurrë informacion konfidencial
Banka asnjëherë nuk do t’ju kërkojë:
- Fjalëkalimin
- PIN-in
- OTP-në
- Kodet e verifikimit
Verifikoni përmes kanaleve zyrtare
Nëse merrni një telefonatë të dyshimtë, mbylleni dhe kontaktoni bankën përmes numrit zyrtar 038/222-222 dhe 049/222-222.
Mos reagoni ndaj urgjencës së rreme
Mashtruesit shpesh përdorin fraza si:
“Llogaria juaj do të bllokohet menjëherë.”
Ndalo. Verifiko. Vepro.
Aktivizoni autentifikimin me shumë faktorë (MFA)
Shtoni një shtresë shtesë sigurie për llogaritë tuaja.
Monitoroni rregullisht llogaritë tuaja
Kontrolloni transaksionet dhe raportoni menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë.
Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se kanalet tona të komunikimit zyrtare janë vetëm përmes numrave të telefonit: 038/222-222 dhe 049/222-222, si përmes domainit tonë zyrtar: raiffeisen-kosovo.com.
Nëse merrni ndonjë thirrje, mesazh, apo email që duket se vjen nga këto numra ose nga domaini ynë, por keni dyshime mbi autenticitetin e tyre, ju lutemi të ndërprisni menjëherë komunikimin, mos ndani asnjë informacion personal apo të ndjeshëm dhe na njoftoni menjëherë.