Pyetjet më të shpeshta
Në vijim mund t'i gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.
Platforma dixhitale Raiffeisen Bank Kosovo Mobile është shërbim elektronik bankar i ofruar nga Banka Raiffeisen, përmes të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj mobil. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Raiffeisen Bank, në bankat e tjera në Kosovë ose jashtë vendit: transfere, pagesa të shërbimeve publike, pagesa të kartelës së kreditit dhe më shumë.
Aplikacionin Mobile mund ta shkarkoni falas nga PlayStore per telefonat me sistem Android dhe App Store per telefonat me sistem IOS. Per te shkarkuar aplikacionin e sakt shkruani „Raiffeisen Bank kosovo Mobile“, pastaj klikoni butonin per shkarkim apo instalim, dhe pas instalimit mund te regjistroheni.
Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin Raiffeisen Bank Kosovo Mobile ne AppStore apo PlayStore,hapeni aplikacionin dhe regjistrohuni ne vetem 3 hapa:
Hapi 1: Shtyp butonin REGJISTROHU
Hapi 2: Sheno të dhënat tuaja personale
Hapi 3: Cakto një PIN 4-shifror për tu kyçur
Nëse nuk keni llogari në Raiffeisen Bank, ne ju ftojmë që fillimisht të hapni llogarine online përmes https://apliko.raiffeisen-kosovo.com
Për te krijuar llogari në Raiffeisen Bank Kosovo Mobile duhet:
1. Të keni llogari rrjedhëse aktive në bankën tonë
2. Të keni të dhënat tuaja personale/biznesit të përditësuara në bankën tonë.
Regjistrimi ne online (Web) behet permes web: https://plus.raiffeisen-kosovo.com duke zgjedhur opcionin" Regjistrohu" dhe duke ndjekur hapat në vazhdim.
Hapi 1: Shtyp butonin REGJISTROHU
Hapi 2: Sheno të dhënat tuaja personale
Hapi 3: Cakto emrin e perdoruesit dhe fjalekalimin
Për të përfunduar regjistrimin, duhet të keni:
- Llogari rrjedhëse aktive në Raiffeisen Bank
- Numrin personal të dokumentit të identifikimit të regjistruar në bankë
- Numrin tuaj të telefonit mobil të regjistruar në bankë
Pas përfundimit të regjistrimit, do të keni qasje të plotë në platformën
online me të gjitha produktet tuaja bankare.
Pasi te keni krijuar profilin tuaj në Raiffeisen Bank Kosovo Mobile, ju mund te kyceni lehtesisht:
1. Permes aplikacionit mobile duke shenuar kodin 4-shifror të krijuar nga ju gjate aktivizimit të mobile apo edhe duke përdorur të dhënat tuaja biometrike (fingerprint / face id).
2. Permes web: https://plus.raiffeisen-kosovo.com duke shenuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit online.
Aplikacioni mobil permban masa te shumta te sigurise. Ajo perfshine:
1. Sherbimin RASP, e cila eshte mase e sigurise per klientin duke mos lejuar mundesine qe te behet screenshot apo video-rekord brenda aplikacionit. Kjo parandalon mundesine e marrjes se te dhenave.
2. Sherbimi i kycjes permes 2FA (Two-Factor Authentication), e cila parandalon hyrjen e paautorizuar ne llogarine tuaj, jap siguri me te larte gjate realizimit te pagesave permes Webit.
3. Ofron krijimin e nje password me standarde komplekse dhe sipas standardeve te larta te sigurise.
Pagesat/Transferet mund te realizohen permes opsionit “Pagesat“ e cila gjendet ne faqen kryesore te aplikacionit apo ne anen e majte tek Menu-ja.
Ne momentin qe zgjidhni llojin e transferit, atehere duhet te shenoni te dhenat e kerkuara:
1. Emrin e perfituesin
2. Llogarine e perfituesit
3. Shumen e transferit
4. Pershkrimin e transferitMe pas vazhdoni me konfirmimin e transferit permes PIN-it qe kyceni ne aplikacion ose permes te dhenave biometrike.
Per nje transfer nderkombetar, ju duhet te shkoni tek opsioni “Pagesat” dhe “Transfero para”, dhe me pas caktoni llojin e transferit – Nderkombetar.
Te dhenat qe duhet t’i plotesoni per realizimin e nje transferi nderkombetar jane:
1. Emri i perfituesit
2. Adresa e perfituesit
3. Numri i llogarise apo IBAN-I I perfituesit
4. Swift Code I bankes perfituese
5. Kodi I bankes perfituese (opsionale)
6. Shteti i perfituesit
7. Shteti i bankes perfituese
8. Emri I bankes perfituese
9. Pershkrimi i transferit
10. Shuma
11. Valuta
12. Tipi I komisionit
13. Transaction code
14. Swift Code I bankes ndermjetesuese (opsionale)
15. Emri I bankes ndermjetesuese (opsionale)Me pas vazhdoni me konfirmimin e transferit permes PIN-it qe kyceni ne aplikacion ose permes te dhenave biometrike.
Pagesa te faturave mund t’i realizoni permes aplikacionit mobil duke shkuar tek opsioni “Pagesat” -> “Sherbimet Publike”.
Pasi qe te zgjidhni llojin e pageses, atehere duhet t’i shenoni te dhenat e kerkuara:
1. Uniref apo numrin e references te pageses
2. Pershkrimi i pageses
3. Shuma
Per shumicen e sherbimeve publike, ne momentin qe shenoni numrin e references atehere te dhenat tjera te pageses do te gjenerohen automatikishte.
Për të kryer regjistrimin online ju duhet të keni:
1. të paktën një llogari rrjedhëse të hapur në Bankë
2. të regjistruar në sistemet e Bankës Nr. Personal të dokumentit të identifikimit
3. të regjistruar në sistemet e Bankës numrin e telefonit mobile që keni në përdorim. Pasi të plotësoni 3 hapa të thjeshtë, ju do të mund të krijoni vetë kredencialet tuaja: Emër Përdoruesi dhe Fjalëkalim. Menjëherë pas regjistrimit online do të mund të aksesoni platformën web me gjithë produktet që keni me Bankën. Përdorimi i platformës në regjistrimin online është i kufizuar, ju mund të kryeni transferta midis llogarive dhe të paguani faturat, por nuk mund të kryeni pagesa me të tretë.
Nëse keni vendosur gabim emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin qasja në platformë bllokohet për 24 orë për shkaqe sigurie. Pas 24 orë ju mund të ritentoni të kyceni me të njëjtat kredenciale, nëse i mbani mend. Ose mund të kryeni nga fillimi procesin e regjistrimit online, duke krijuar kredenciale të reja.
Për të përdorur platformën në kushte optimale, ju duhet të siguroheni që laptopi apo kompjuteri juaj plotëson kërkesat e mëposhtme:
1. Microsoft Windows 7 (e lart)
2. Browsers Internet versionet më të fundit të Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera,Internet Explorer 9+.
Ky mesazh tregon që ju keni të drejta të kufizuara sepse keni kryer regjistrim online ose keni ri-krijuar kredencialet tuaja online. Për të marrë të drejta të plota për pagesat ju duhet të:kyçeni në versionin WEB dhe në faqen kryesore klikoni butonin "Upgrade" dhe duke përdorur kartelë tuaj Debit të krijoni një trasaksion i cili shërben vetëm për çështje verifikimi dhe është pa pagesë apoparaqiteni pranë një dege të Bankës
1. Kyçuni në versionin web përmes kredencialeve tuaja të cilat i keni krijuar me rastin e regjistrimit
2. Klikoni butonin lart në të djathtë ngjitur me butonin log out
3. Pasi ta klikoni do t’ju kërkohet qe të shkruani fjalëkalimin ekzistues
4. Shkruani fjalëkalimin e ri
5. Rikonfirmoni fjalëkalimin e ri
6. Një SMS do t'ju vijë në telefonin tuaj, ju do të vendosni kodin dhe klikoni butonin konfirmo
7. Paswordi i ri tashmë është aktiv
1. Kyçuni në platformë
2. klikoni mbi pyetjen “Keni harruar emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin?”
3. Automatikisht do shkoni tek faqja e regjistrimit
4. Duhet të kryeni dhe njëhere procesin e regjistrimit nga e para për të krijuar një emër përdoruesi” apo “fjalëkalim” të ri
*Shënim : Cdo herë që kryeni këtë proces online, të drejtat tuaja do të kthehen “të kufizuara”, dmth ju nuk mund të kryeni pagesa ndaj të tretëve.
Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta IOS mund ta shkarkojnë nga App Store.
Aplikacioni mobil bankar mund te aktivizohet direkt duke bëre regjistrimin në platformë nga aplikacioni apo në rast se tashme keni krijuar kredencialet per WEB aplikacionin mund ta aktivizoni duke ndjekur hapat në vazhdim:
1. Kyçuni në web
2. Klikoni menunë majtas
3. Klikoni “Aplikacioni Mobile”
4. Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
5. Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
6. Klikoni butonin Konfirmo
7. Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
8. Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
9. Shkoni tek menuja “Mobile”
10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
11. Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.
“Emrin e përdoruesit” dhe “fjalëkalimin” që keni krijuar gjatë procesit të regjistrimit online do duhet ta përdorni vetëm për t’u loguar në versionin web të platformës. Për tu loguar në aplikacion duhet të përdorni PIN-in 4 shifror që keni krijuar gjatë procesit të aktivizimit të aplikacionit mobile.
1. Hapni mobile app
2. Klikoni në menunë Mobile ose Token
3. Klikoni opsionin Ndrysho PIN
4. Vendosni PIN ekzistues
5. Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon
1. Kyçuni në WEB përmes emrit të perdoruesit dhe fjalëkalimit
2. Klikoni menunë majtas
3. Klikoni “Aplikacioni Mobile”
4. Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
5. Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
6. Klikoni butonin Konfirmo
7. Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
8. Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
9. Në telefon (Raiffeisen PLUS) shkoni tek menuja “Mobile”
10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
11. Në këtë moment do hapet kamera e telefonit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.
Nëse kodi PIN/OTP është vendosur gabim 5 herë, aksesi në platformë bllokohet për 60 minuta. Pas kalimit të kësaj kohe user mund të riaktivizohet me logim të saktë (duke përdorur PIN e saktë). Nëse përseri vendoset PIN i gabuar user do të bllokohet sërish për 60 min duke dhënë një mundësi të dytë për t’u riaktivizuar me logimin me PIN të saktë. Nëse edhe tentativën e dytë dështon elementi i sigurisë bllokohet dhe duhet të paraqiteni në degë për aktivizimin e tij. Nëse nuk e mbani mend PIN dhe tentativa e parë e zhbllokimit dështon, mbas kohës së pritjes sugjerohet të bëhet riaktivizim i mobile app që të mos shkoni ne bllokimin e elementit të sigurisë.
Sa herë që të bëhen mirëmbajtje nga banka në lidhje me performancën e aplikacionit apo shtim i funksionaliteteve të reja në të, në AppStore dhe PlayStore do dalë version i ri i aplikacionit dhe ju duhet të bëni update njësoj sikurse veproni për aplikacionet e tjera në telefonin tuaj.
Shërbimi Raiffeisen PLUS është i disponueshëm 24 orë në ditë për 7 ditë të javës dhe është i aksesueshëm nga cdo vend i botës.
- 24 orë/ 7 ditë të javës akses në llogaritë tuaja personale, kudo që ndodheni
- Siguri maksimale duke përdorur metodat me të reja të autentikimit që Banka ka vënë në dispozicion
- Kontroll i gjëndjes së llogarisë dhe historikut të veprimeve
- Kontroll i gjëndjes së kartave të debitit/kreditit dhe historikut të veprimeve
- Kontroll i të gjithë detajeve të kredive apo depozitave
- Shkarkimi i historikut të llogarive në formatin më të përshtatshëm për ju, Excel, Notepad apo PDF
- Transferim i fondeve midis llogarive tuaja rrjedhëse
- Transferim i fondeve nga llogaritë tuaja rrjedhëse drejt llogarive të kursimit dhe anasjelltas
- Transferim i fondeve tuaja (në EUR ose në valuta të tjera) brenda dhe jashtë Bankës/vendit në momentin që dëshironi
- Pagesa e faturave kundrejt Shërbimeve Publike të përcaktuara nga Banka
- Pagesat për zyrën e Tatimeve / Taksave, Doganave, Komunale etj.
- Pagesat për shlyerjen e detyrimit të kartës së kreditit
- Arkivim i pagesave të kryera dhe përdorimi i tyre në të ardhmen
- Kontroll i Nxjerrjeve të Llogarive/ Statements për llogaritë tuaja rrjedhëse dhe ato të Kursimit dhe mundësia e printimit të tyre në formatin PDF, excel, etj
Platforma nuk ka limite për pagesat:
1. midis llogarive
2. pagesat e Shërbimeve Publike
Platforma ka limite për pagesat me palët e treta në varësi të kanalit në të cilin kryhet pagesa dhe elementit të sigurisë që përdoret, sipas skemës më poshtë:
Profili i klientit | elementi i sigurisë | limiti/txn (eur) limiti ditor (eur) | kanali | autentikimi i pagesës | |
Individual | sms otp | 50,000 -- | web | sms otp | |
Individual | mobile token | 50,000 -- | mobile | mobile token |
Për informata rreth komisioneve lidhur me Aplikacionin mobil bankarju lutem vizitoni lexoni listen e tarifave te Bankës Raiffeisen.
Ju mund të kontrolloni balancën dhe detajet e veprimeve të kryera për këto tipe llogarish që keni celur në Raiffeisen Bank:
1. Llogaritë rrjedhëse
2. Llogaritë e kursimeve
3. Llogaritë e depozitave
Po, ju mund të dërgoni numrin e llogarisë / IBAN nga celulari juaj.
1. Kyçuni me PIN ose të dhena biometrike
2. Klikoni tek menuja në të majtë
3. Zgjedhni Llogaritë në menunë majtas
4. Përzgjidhni llogarinë që dëshironi
5. Klikoni butonin e verdhë poshtë djathtas me shenjën e PLUS +
6. klikoni opsionin “Shpërndaj” dhe IBAN i llogarisë përkatëse do ti dërgohet përfituesit që ju dëshironi (nëpërmjet E-mail; Whatsappp; Viber; Mesazh etj.)
Çdo pagesë/transfer i kryer nga platforma dixhitale Raiffeisen PLUS do kryhet në kohë reale dhe shuma e pagesës/transfertës do shfaqet menjëherë në llogarinë tuaj urdhëruese.
Po, nëpërmjet Raiffeisen PLUS do mund të kryen pagesa/transferta 24 orë në ditë per 7 ditë të javës.
Për transferet midis llogarive brenda Bankës, mund të përdoren vetëm monedhat e llogarive urdhëruese dhe përfituese. Për transferet kundrejt llogarive jashtë bankës apo jashtë vendit, mund të perdoren të gjitha llojet e monedhave të huaja. Në keto raste, lista e plotë e monedhave do shfaqet nëse klikohet tek “monedha” e shumës që do transferohet gjatë plotësimit të transfertës.
Historiku i transaksioneve mund të shfaqet për një periudhë 1 vjecare tek historiku i llogarisë.
Gjendja e llogarisë përditësohet në moment pasi bëni një tërheqje nga Bankomati.
Po, ju mund të ri-emërtoni llogaritë dhe kartelat që keni, mjafton të klikoni ikonën e lapsit tek llogaria ose karta dhe mund të vendosni emrin që dëshironi.
“Përfituesit e mi” është menuja që ju shfaq listën e përfituesve të pagesave që keni kryer ndaj të tretëve. Për lehtesinë tuaj, që në hyrjen e parë në platformë Banka ju shfaq listën e 10 përfituesve më të shpeshtë ndaj të cilëve keni kryer pagesa gjatë vitit të fundit. Gjatë përdorimit të platformës, në momentin që kryeni pagesë ndaj një përfituesi, ju mund ta ruani atë dhe menjëherë do ju shfaqet në menunë “Përfituesit e mi”. Për lehtësi, mjafton të klikoni “Paguaj” në krah të përfituesit tek menuja “Përfituesit e mi” dhe të dhënat e përfituesit do plotësohen automatikisht pa qenë nevojë t’i plotësoni ju manualisht. Pagesat nuk kanë qenë kurrë kaq te lehta!
Përvec mesazhit që do t’ju shfaqet në ekran se “pagesa është kryer me sukses”, ju mund ta gjeni në web dhe mobile vërtetimin e debitimit duke ndjekur këto hapa :
1. Klikoni tek menuja “Pagesat"
2. Klikoni tek "Pagesat e Kryera”
3. Në krah të pagesës do klikoni opsionin “vërtetim debitimi ” dhe do të gjenerohet një dokument ku do shfaqen të gjithë detajet e pagesës së kryer.
Për sigurinë tuaj, është mirë që menjëherë të bëni bllokimin e aplikacionit mobile në një nga format e mëposhtme:
a.1 - Hyni në platformën web
a.2 - Klikoni në menunë majtas
a.3 - Klikoni “Aplikacioni Mobile”
a.4 - Zgjidhni opsionin “Blloko”
b.1 - Telefononi në numrin në dispozicion të Bankës
c.1 - Paraqituni pranë një degë të BankësNë të tre format, aksesi në platformën tuaj mobile do bllokohet dhe askush nuk mund të keqpërdorë llogarinë tuaj.
Për të riaktivizuar aplikacionin mobile do të kryeni nga fillimi procesin e aktivizimit në celularin që dëshironi pasi të keni shkarkuar aplikacionin nga App/ Play Store.
Fonde të rezervuara janë ato fonde që janë bllokuar nga Banka në llogarinë e klientit për arsye të caktuara. Këto fonde nuk janë të debituara nga llogaria por as nuk mund të përdoren nga klienti.
1. Enter in mobile or web platform
2. Click at menu in the left side
3. Select Payment
4. Select Utility Payments
5. Fill in the fields and click confirm button
1. Hyni në mobile app ose web
2. Sigurohuni të keni të aktivizuar opsionin e vendodhjes
3. Klikoni tek menuja ATM/Degë dhe do t’ju shfaqet harta e ATM/Degëve në Kosovë
4. Selektoni ATM/Degën në hartë dhe do t’ju shfaqen të dhënat për këtë degë ose ATM
5. Ju mund të selektoni dhe opsionin “Direction” në mënyrë që sistemi t’ju paraqesë drejtimin si të arrini në ATM/Degën e dëshiruar
Kursin e këmbimit në web mund ta shihni menjëherë pasi logoheni në faqen kryesore të platformës, ndërsa në telefon mund ta aksesoni direkt në menunë “Kursi i Këmbimit” që shfaqet poshtë pa qenë nevoja të jeni të loguar.
Përveç gjuhës shqip platforma Raiffeisen PLUS është e përdorshme edhe në gjuhën angleze dhe ate serbe.
1. Logohuni në web
2. Klikoni tek menuja në të majtë
3. Klikoni tek menuja Kreditë
4. Klikoni opsionin Plani Kredisë
5. Klikoni butonin në të djathtë dhe do tju hapet plani i amortizimit të kredisë
*Shënim : Ju lutem sigurohuni që nëse përdorni Google chrome klikoni yes opsionin “Allow popup”
Pasi jeni loguar në aplikacionin në telefon, tek faqja kryesore do t’ju shfaqen 3 grafikë. I pari ka lidhje më llogaritë dhe tregon shumën që ju mund të shpenzoni nga llogaria rrjedhëse dhe sa keni përdorur nga ky total. I dyti ka lidhje me kartat e kreditit dhe tregon gjëndjen e mbetur të kartës së kreditit tuaj dhe sa keni përdorur. Grafiku i tretë tregon kredinë, totalin e kredisë dhe sa % keni paguar nga kjo kredi.
Jo, si për përdorimin e versionit web ashtu edhe për aplikacionin mobile ju nuk do paguani asnjë komision aplikimi apo mujor.
Për arsye të disa kufizimeve, në vend të shkronjave “ë” dhe “ç” përdorni gërmat “e” dhe “c” gjatë procesit të aktivizimit online. Shembull në vend të Ndriçim shkruani Ndricim ose në vend të Engjëll shkruani Engjell.
Ju këshillojmë të ndiqni këto hapa: Android settings >app manager > Raiffeisen Bank Kosovo mobile > force stop > storage > clear cache.
Ne kete rast mundeni direkt te beni regjistrimin në platformë nga aplikacioni apo në rast se tashme keni krijuar kredencialet per WEB aplikacionin mund ta aktivizoni perseri aplikacionin mobil duke ndjekur hapat në vazhdim:
1. Kyçuni në web
2. Klikoni menunë majtas
3. Klikoni “Aplikacioni Mobile”
4. Klikoni butonin “Aktivizo Mobile”
5. Në telefon do t’ju vijë një kod me sms, të cilin duhet ta vendosni në dritaren e hapur në web
6. Klikoni butonin Konfirmo
7. Në ekranin e kompjuterit do ju shfaqet nje imazh QR (bardh e zi) të cilin do duhet ta skanoni nëpërmjet telefonit tuaj
8. Hapni aplikacionin (tashmë të shkarkuar) në telefon
9. Shkoni tek menuja “Mobile”
10. Përzgjedhni “Aktivizo Mobile”
11. Në këtë moment do hapet kamera e celularit tuaj dhe do e drejtoni tek imazhi QR (bardh e zi) në ekranin e kompjuterit për ta skanuar
12. Krijoni një pin 4-shifror të cilin do e përdorni për të hyrë në aplikacion nga telefoni në cdo moment, në cdo kohë dhe në cdo vend.