
#FeelGoodOctober: Një muaj aktivitete kushtuar shëndetit fizik dhe mendor
Një mori aktivitetesh që promovojnë një stil jetese të shëndetshëm tek punonjësit e bankës sonë u zhvilluan si pjesë e nismës #FeelGoodOctober. Ky program gjithëpërfshirës, që shënoi edicionin e tij të parë këtë vit, ofroi aktivitete të ndryshme sportive dhe edukative që tërhoqën interesin e një numri të konsiderueshëm të stafit.
I realizuar gjatë gjithë tetorit, #FeelGoodOctober u organizua nga Departamenti i Njerëzve, Kulturës dhe Zhvillimit, i cili vazhdimisht kërkon mënyra për të promovuar një mjedis pune që i jep përparësi mirëqenies së punonjësve.
Sa i përket aktiviteteve fizike, programi ka përfshirë vrapime të rregullta në mëngjes në parkun Gërmia në Prishtinë, ecje, çiklizëm, si dhe joga e pilates.
Një Sfide Hapash ishte gjithashtu pjesë e programit, që do të thotë se tre skuadrat që dolën të parat me më shumë hapa gjatë kësaj kohe u shpërblyen me nga një çmim në ngjarjen përmbyllëse të programit - Panairi i Shëndetit dhe Mirëqenies.
Aktivitete të tjera kanë përfshirë një sesion gatimi, dhurim gjaku dhe disa seminare. Po i veçojmë disa nga këto aktivitete:
Dhurim gjaku
Ne ishim të kënaqur kur pamë rreth 100 anëtarë të stafit tonë që iu përgjigjën thirrjes për dhurim gjaku. Gjaku i dhuruar është jetik për pacientët që përballen me gjendje kritike shëndetësore dhe që kanë nevojë për transfuzion gjaku të menjëhershëm. Për këtë arsye Banka Raiffeisen në Kosovë me kënaqësi e organizon këtë iniciativë çdo vit.
"Le të flasim për shëndetin mendor"
Ky sesion u organizua në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor dhe kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të kolegëve tanë për çështjet e shëndetit mendor, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rëndësinë e mirëqenies mendore dhe se si ajo mund të ndikojë në punën dhe jetën tonë personale.
Disiplinë pozitive në prindërimin e përditshëm
Ky ishte një sesion i rëndësishëm sidomos për kolegët tanë që rrisin fëmijët. I mbajtur më 4 tetor, seminari i zbatuar nga Save the Children kishte për qëllim ofrimin e njohurive dhe informatave që do i ndihmon prindërit të arrijnë në mënyrë efektive një ekuilibër punë-jetë.