Banka Raiffeisen përzgjidhet si Bankë Agjente për Pagesë nga Fondi i Sigurimit të Depozitave
Banka Raiffeisen në Kosovë është përzgjedhur sërish nga Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) si Bankë Agjente për Pagesë (BAP).
BAP i referohet një bankë anëtare të FSDK-së e përzgjedhur për kryerjen e procesit të kompensimit ne emër dhe për FSDK-në si agjent i saj i pagesës në rast të revokimit së licencës të ndonjë banke anëtare.
Vazhdimi i këtij besimi tregon vlerësimin e FSDK-së për stabilitetin dhe kapacitetet operacionale dhe profesionale të bankës sonë në kryerjen e këtij roli.
Marrëveshja për tre vitet e ardhshme është nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e bankës, znj. Anita Kovacic, dhe nga znj. Shqipe Devaja, Drejtoreshë Menaxhuese e FSDK-se.
Znj. Kovacic shprehu mirënjohjen e saj ndaj FSDK-së për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Rikonfirmimi i këtij mandati pasqyron besimin e fortë në kapacitetet tona për të vepruar me efikasitet në momentet kur ka më së shumti rëndësi. Si banka më e madhe në vend, mbetemi të përkushtuar ta kryejmë këtë rol me përgjegjësi dhe të kontribuojmë në stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.”
Në anën tjetër, znj. Devaja falënderoi Drejtoreshën Kovacic për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe njëkohësisht shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
Ajo tha se FSDK, në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare për forcimin e gatishmërisë operacionale çdo tre vjet përgjedh një nga bankat anëtare për të vepruar ne rast të nevojës si agjent i saj i pagesës për kompenzimin e depozitorëve në rast të ngjarjes së siguruar.
Sipas saj, kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të mbrojtjes së depozitorëve.
Si bankë agjente, Raiffeisen do të marrë pjesë edhe në ushtrime të rregullta simulimi dhe trajnime të DIFK-së, me qëllim forcimin e gatishmërisë operacionale për të realizuar kompensimin e depozitorëve në rast të nevojës.
Banka Raiffeisen ka filluar operimin e saj në Kosovë në vitin 2003 dhe është banka më e madhe në vend.