Skip to main content

Njoftim për mbylljen e degës në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë

Banka Raiffeisen në Kosovë njofton se duke filluar nga 26 janari 2026, dega në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë do të mbyllet. Të gjitha shërbimet bankare do të vazhdojnë të ofrohen pa ndërprerje në degën kryesore në lagjen Pejton (Rr. Robert Doll, Prishtinë), si dhe në të gjitha degët e tjera të bankës.

Banka ka një rrjet të gjerë degësh të shtrira në të gjithë vendin, duke u mundësuar klientëve qasje të lehtë dhe të përshtatshme në shërbimet bankare. Lokacionin e degëve mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Gjithashtu, për një qasje të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet bankare, ju ftojmë të shfrytëzoni edhe zgjidhjet tona të bankimit digjital, përfshirë aplikacionin mobil bankar, internet banking, si dhe rrjetin e bankomateve dhe pajisjeve POS për pagesa me kartelë.