Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Njoftim për ndryshim në Bordin Menaxhues

Banka Raiffeisen në Kosovë njofton se z. Shukri Mustafa, anëtar i Bordit Menaxhues, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij për arsye personale. Ai do të ushtrojë pozitën e tij si COO deri më 30 shtator 2023.

Z. Mustafa ka qenë përgjegjës për Operacione dhe IT që nga viti 2007, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në inovacion dhe zhvillim të këtyre dy fushave në bankë. 

Banka Raiffeisen në Kosovë falënderon z. Mustafën për kontributin e tij dhe i uron suksese në rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm.

Pozita e anëtarit të Bordit Menaxhues për Operacione dhe IT do të plotësohet përmes konkursit të hapur, i cili pritet të publikohet javën e ardhshme.