
Organizohet nisma e përvitshme e dhurimit të gjakut
Banka Raiffeisen në Kosovë ka organizuar nismën për dhurimin vullnetar të gjakut. Rreth 100 punonjës të bankës morën pjesë në këtë ngjarje të organizuar më 5 tetor.
Gjaku i dhuruar është jetik për pacientët që përballen me gjendje kritike shëndetësore dhe në nevojë për transfuzion gjaku, prandaj banka organizon këtë nisme çdo vit.
Banka Raiffeisen në Kosovë falënderon Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për bashkëpunimin si dhe punonjësit për gatishmërinë e përhershme për t'iu përgjigjur kësaj nisme të rëndësishme!