Skip to main content

Publikohet Raporti Vjetor për vitin 2024

Banka Raiffeisen në Kosovë ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë të hollësishme të zhvillimeve kryesore dhe performancës financiare.

Gjatë vitit 2024, banka shënoi një vit të suksesshëm, të reflektuar në rritjen e qëndrueshme të bazës së klientëve dhe mbajtjen e
pozitës si lider në sektorin bankar në vend. Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin tonë për cilësi, zgjerimin e shërbimeve dhe avancimin e inovacionit digjital.

Në fjalën e saj në Raport, Drejtoresha Ekzekutive, znj. Anita Kovacic, thekson: “Sukesi i bankës është rezultat i mbështetjes së fortë nga klientët tanë besnikë, partnerët dhe punonjësit tanë të përkushtuar.”

“Të mbetemi lider në treg, punëdhënësi i zgjedhur dhe një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit nuk është thjesht qëllimi ynë, por një pjesë thelbësore e asaj që jemi”, ka nënvizuar ajo.

Raportin mund ta gjeni këtu: