Skip to main content
News - Bannerat
News - Bannerat

Ndikimi në ndryshim: Roli i Raiffeisen në rritjen e ekonomisë formale të Kosovës

Në peizazhin dinamik të ekonomisë së Kosovës, Banka Raiffeisen është e përkushtuar në promovimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Duke njohur rëndësinë e përfshirjes financiare, banka luan një rol kyç në mbështetjen e individëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar përparësitë brenda sektorit financiar formal duke u ofruar qasje të përshtatshme në shërbimet e saj.

Që nga fillimi i operimit në Kosovë në fillim të viteve 2000-ta, Raiffeisen jo vetëm që ka krijuar një rrjet të gjerë degësh për qasje më të lehtë, por gjithashtu ka investuar në zhvillimin e sistemeve digjitale të pagesave, duke iu përshtatur peizazhit gjithnjë në zhvillim të bankimit modern.

Përqafimi i sistemit financiar formal sjell përparësi të shumta për individët dhe bizneset, të tilla si qasja në kredi, siguria e shtuar e transaksioneve si dhe kostot më të ulëta të tyre.

Disa aspekte të kontributit të bankë në integrimin e shoqërisë së Kosovë në ekonominë formale përfshijnë:

Rrjeti i madh degësh – Një nga kontributet kryesore të Bankës Raiffeisen ka qenë zgjerimi i shtrirjes së shërbimeve bankare në të gjithë vendin. Banka ka krijuar një rrjet të gjerë degësh dhe ATM-sh, duke i bërë shërbimet financiare lehtësisht të qasshme për njerëzit në zonat urbane dhe rurale. Kjo ka qenë kyçe për afrimin e shërbimeve bankare me popullsinë dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së tyre në sistemin financiar formal.

Promovimi i mënyrave digjitale të bankimit - Në një epokë të dominuar nga transformimi digjitale, Banka Raiffeisen është në ballë të promovimit dhe ofrimit të zgjidhjeve më të fundit të bankimit dhe pagesave digjitale. Këto përpjekje janë të orientuara drejt reduktimit të varësisë nga transaksionet me para në dorë, të cilat janë një shenjë dalluese e ekonomisë informale, duke nxitur kështu një kulturë të transaksioneve financiare formale, të gjurmueshme dhe të sigurta.

Edukimi financiar - Të kuptuarit e kompleksitetit të ekonomisë formale mund të jetë sfiduese. Banka Raiffeisen investon në edukimin financiar me synim edukimin e individëve dhe bizneseve për avantazhet e operimit brenda ekonomisë formale. Këto programe mbulojnë aspekte të rëndësishme të tilla si qasja në shërbimet bazë të llogarisë dhe qasja në kredi.

Mbështetja e NVM-ve - Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës. Shumë nga këto ndërmarrje operojnë pjesërisht në sektorin informal. Banka Raiffeisen ofron produkte dhe shërbime financiare të përshtatura për nevojat e SME-ve, duke i inkurajuar ato të kalojnë në ekonominë formale dhe në këtë mënyrë të përfitojnë nga një siguri më e madhe financiare dhe ligjore.

Bashkëpunim për formalizimin ekonomik - Duke njohur rëndësinë e formalizimit, banka ka qenë e hapur për të
mbështetur iniciativat që synojnë nxitjen e formalizimit ekonomik.