Apliko, shijo, fito!

Banka Raiffeisen ofron kredi personale deri në 35,000 €, me afat kthimi deri në 10 vite dhe me kushte preferenciale. Të gjithë klientët që aplikojnë për kredi dhe marrin aprovim, hyjnë në lojë shpërblyese për të fituar Veturë TOYOTA COROLLA.

 

ThankYouNote

Faleminderit!

Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.

 

Hapat tjerë:

Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:

 

                                                         

ID kartelën                               Kontratën e punës                  Gjendjen e llogarisë bankare




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.
* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale.


(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

* Këto fusha janë të kërkuara

Përparësitë

  • Shuma e kredisë deri në 35,000€
  • Normë efektive e interesit (NEI) duke filluar nga 5.64%
  • Shpenzime administrative 0%
  • Bonus kartelë me mirëmbajtje falas për vitin e parë
  • Afati i kthimit të kredisë: 10 vite
  • Procedurë e lehtë e aplikimit
  • Aprovim i shpejtë

Shembull i kredisë:

Shuma

Kohëzgjatja

Kësti mujor

30,000 €

120 muaj

325.58 €

25,000 €

84 muaj

359.25€

Shpërblimi

Kushtet e lojës shpërblyese

  • Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë klientët ekzistues dhe të rinj, që aplikojnë për kredi personale deri në 35,000 euro.
  • Vetëm aplikacionet e aprovuara do të kualifikohen për lojë shpërblyese.
  • Pas nënshkrimit të kontratës, stafi i bankës plotëson kuponin/kuponat me të dhënat e klientit.
  • Numri i kuponave varet nga shuma e miratuar e kredisë. Për çdo 5,000 euro të kredisë, klientët marrin një kupon. Shembull: nëse klientit i aprovohet kredia në vlerë 12,000 euro, merr dy kuponë të lojës shpërblyese; nëse klientit i aprovohet kredia në vlerë 26,000 euro, merr pesë kuponë të lojës shpërblyese, etj.
  • Secili kupon ka numrin e tij serik, i cili ndahet në dy pjesë. Pjesa kryesore i takon bankës, ndërsa pjesa referuese i takon klientit.
  • Për të mbrojtur të dhënat e klientit, vetëm numrat serik në kuponët fitues do t'i komunikohen publikut.
  • Të kualifikuar për lojën shpërblyese janë të gjithë klientët për kreditë e aprovuara nga 1 mars deri më 31 maj 2023.

Tërheqja e shpërblimit bëhet më datë 16 qershor 2023 (e premte) dhe do të transmetohet live në faqen zyrtare të Bankës Raiffeisen në Facebook.

Kohëzgjatja e kampanjës

Kampanja përfundon më 31 maj 2023.

Video reklama

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu