Çka ofron Qendra Kontaktuese?

Qendra kontaktuese është  shërbimi  telefonik  i integruar që klientëve  iu  ofron qasje  më  të lehtë në informatat e përgjithshme dhe shërbimet e bankës tonë, 24 orë në ditë 7 ditë në  javë.

  • Informata për klientët mbi:
    • gjendjen e llogarisë     
    • arritjen/dërgesës  transfereve 
    • kreditë dhe  mënyrën e aplikimit 
    • produktet dhe shërbimet tjera të Raiffeisen Bank 
    • adresat e filialeve 
    • lokacionet e ATM-ve dhe POS partnerëve tanë që pranojnë  VISA dhe MASTER  kartelat e bankës tonë.

 

  • Shërbimet për klientë:
    • Bllokim të kartelave të vjedhura/ humbura
    • Transaksione /pagesa  të autorizuara paraprakisht  përmes  telefonit,  brenda dhe jashtë vendit
    • Afatizime të mjeteve. 
    • Shitjen e Visa dhe Master kartelave

 

Si përdoret Qendra Kontaktuese?

  • MNEMONIC - fjala sekrete:

MNEMONIC-u është fjalë sekrete e cila ipet nga ana e klientit gjatë hapjes së  llogarisë. Kjo fjalë është unike dhe askush nuk mund ta ketë të njëjtën.MNEMONIC mundëson identifikimin e klientit në mënyrë më të shpejt dhe më të lehtë. Pasiqë është unike kjo fjalë sekrete është në të njejtën kohë edhe e sigurtë. Te gjitha këto biseda telefonike janë të regjistruara (inçizuara).

 

  • Informata mbi gjendjen e llogarisë:

Gjendja e llogarisë suaj mund të mirret vetëm me MNEMONIC- fjalën sekrete që e keni  lënë në hapjen e llogarisë suaj.Poashtu, ndërprerja e afatizimit si dhe të gjitha informatat specifike mbi llogarinë/transferet e juaja mund të mirren vetëm me MNEMONIC.

 

  • Transferet paraprakisht të autorizuara:

Qendra Kontaktuese ju mundëson që përmes telefonit të bëni urdhërtransfer/pagesë paraprakisht të autorizuar. Krejt çka ju nevojitet të bëni është që të aplikoni në bankë për këtë shërbim dhe t’i jepni informata mbi transferet/pagesat që dëshironi t’i realizoni. Pastaj na kontaktoni dhe kërkoni që transferi i juaj të realizohet. Ne jemi të obliguar t’ua konfirmojmë realizimin e transferit.

 

  • Bllokimi i kartelave

Kjo qendër poashtu mundëson bllokimin e kartelës në rast se e keni humbur ose iu është vjedhur. Edhe për këtë shërbim ju duhet ta mbani në mend fjalën sekrete (MNEMONIC) dhe bllokimi i kartelës suaj do të bëhet brenda 1 min.v

Complementary Content
Tools