Jeto në Marigona Hill, qytezën përrallore të kryeqytetit...

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me MARIGONA HILL, për të financuar klientët në blerjen e apartamenteve dhe tarracierëve, përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale. Për më tepër, ju mund të merrni kredi deri në 200.000 euro me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Përfitimet shtesë

Çdo klienti të cilit i aprovohet kredia për blerje të banesës, Banka do t’i ofrojë:

Financimin e tarraciereve (me pjesëmarrje të klientit prej 10% deri 15%*) deri në 200.000 euro me periudhë kohore të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

  • Normë preferenciale të interesit (me opcionin e interesit fiks, variabil apo kombinuar).
  • Pako “Standard” të llogarisë rrjedhëse pa pagesë për 24 muaj. Me këtë pako klienti përfiton:
    • Kredit kartelë Gold apo Platinum, me lëshim dhe mirëmbajtje falas për vitin e parë.
    • Qasje në RaiConnect – Komunikim nga distanca me këshillëtarin personal.
    • Për klientë me paga mbi 900 euro, Banka ju dedikon këshillëtarin personal financiar.
    • Mundësi e shkëlqyeshme për investime në instrumente financare.
  • Disbursimi i 90% të mjeteve me aprovimin e lëndës, si dhe pjesa e mbetur prej 10% disbursohet në momentin e përmbushjes së të gjitha kërkesave. 
  • Koha e aprovimit dhe disbursimit të kredisë në më pak se 3 ditë pune, që është më e shpejta në treg
  • Sigurimi i jetës së kredimarrësit për 12 muaj falas.

*nëse kohëzgjatja e kredisë është nën 120 muaj financimi bëhet me 100%

Shënim: Procesi i financimit të shtëpisë apo banesës me Marigona Hill do të bëhet në bazë të marrëveshjes tri palëshe dhe pa pasur nevojë që të lihet hipotekë tjetër përpos asaj që blihet në Marigona Hill.

Qyteza Marigona Hill

Përvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm. Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën.

Falë eksperiencës së arkitektevë italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.

Për mirëqenien tuaj do të ndërtohet edhe shtegu që ju shpie prej Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë.

Apartamentet

Dizajni i apartamenteve në Marigona Hill është formuar nga një kuptim dhe qasje ultra-moderne, me arkitekturë minimaliste, bazuar në konceptin e një shesh-qytetëze që përfshin “linja të guximshme gjeometrike që kornizojnë qiellin, si dhe hapësira të mëdha të gjelbërimit’.

Në Marigona Hill, ju do të keni mundësi të shijoni privilegjet ekskluzive të rezidencave/apartamenteve duke filluar nga 90m2 deri në 300m2, me një përzgjedhje të organizimit që varirojnë nga njësitë me dy dhoma të gjumit e deri tek apartamentet e mëdha dhe penthouse me 4 apo 5 dhoma gjumi dhe me pishinë private.

Tarracierët

Ambientet e vendbanimit të njohura si Tarracierë, janë koncepti më i ri i prezantuar në Kosovë. Duke sjellur një shkrirje të përkryer të koncepteve mediterano-zvicerane, ku kënaqësitë e pafundme mesdhetare dhe saktësia zvicerane bëhen të mundshme në këto vendbanime super unike.

Emërtimi ‘tarracierë’ rrjedh nga tarracat e mëdha, të cilat i posedon secili apartament. Të ndërtuara për herë të parë, ky lloj vendbanimi është i strukturuar në katër nivele. Veçanti tjetër e këtyre objekteve janë hyrjet të cilat do të përdoren nga vetëm dy apartamente.

Të gjithë tarracierët kanë parkingun e vet nëntokësor, ndërsa katet e para dhe katet penthouse kanë edhe bodrume.

Të gjithë tarracierët kanë 2 e më shumë dhoma gjumi si dhe një qëndrim ditor me pamje të pandërprerë.

Disa nga tarracierët kanë edhe dhomë relaksi dhe fitnesi, ndërsa tarracieri penthouse ka edhe një kopsht të mbyllur (winter garden).

Tarracierët fillojnë nga 120m2.

Apliko për kredi hipotekare

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë:

 

ThankYouNote

Faleminderit!

Ne kemi pranuar aplikimin tuaj.

 

Hapat tjerë:

Ju do të kontaktoheni brënda 2 orëve për të caktuar takim në degën më të afert të Bankës Raiffeisen.
Kur të vini në degë ju duhet të keni me vete:

 

                                                         

ID kartelën                               Kontratën e punës                  Gjendjen e llogarisë bankare




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.




Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.
* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale.


(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

* Këto fusha janë të kërkuara

Complementary Content
Tools
chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu

chat-logo

Si mund t'ju ndihmoj?Kliko këtu