Skip to main content
italy

Paguaj dhe fito

Bëj të paktën 5 pagesa me cilëndo kartelë të bankës Raiffeisen, hyr në lojën shpërblyese dhe bëhu një nga 20 personat për të fituar 100 euro secili!

Kjo kampanjë është e vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Si të bëhesh pjesë e lojës shpërblyese?

Bëj të paktën 5 pagesa me POS ose online dhe hyn automatikisht në lojën shpërblyese për të fituar 100 euro!
Sa më shumë pagesa të realizosh, aq më shumë kupona fiton, duke rritur kështu mundësitë për të fituar!

Kampanja do të zgjasë 3 muaj, nga prilli deri në qershor, dhe çdo muaj do të ketë 20 fitues.
Fituesit e secilit muaj do të shpallen në fillim të muajit pasues. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.