KUSHTET E PUNËS PËR APLIKACIONIN RAIPAY
Ju lutemi të lexoni në tërësi këto Kushte të Punës përpara vendimit për pranimin e tyre dhe vazhdimin e procesit të regjistrimit. Nëse nuk jeni dakord me ndonjë nga dispozitat e këtyre kushteve që lidhen me Aplikacionin RaiPay, ju lutemi të mos hyni ose përdorni programin, funksionalitetet, informacionin, materialin ose elementë të tjerë të përfshirë në Aplikacion.
Këto Kushte të Punës zbatohen së bashku me Kontratën/Marrëveshjen për Kartelën e Debitit/ Kartelën e Kreditit të lidhur midis Klientit/ Përdoruesit dhe Bankës dhe përbëjnë marrëveshjen e lidhur midis Klientit/Përdoruesit dhe Bankës, për instalimin dhe përdorimin e Aplikacionit RaiPay.
Ju mund të gjeni një video udhëzuese këtu: Kuleta ime digjitale! (raiffeisen-kosovo.com)
“Banka” / “Raiffeisen Bank” – nënkupton Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C., me seli në rrugën Robert Doll nr. 99, Prishtinë 10000, Kosovë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959 dhe numër unik identifikues 810485145
“Kartelë” – pajisje fizike e cila mund të përdoret nga Klienti për të kryer veprime pagese ose tërheqje mjetesh monetare. Në këtë kategori përfshihen Kartela e Debitit dhe Kartela e Kreditit të lëshuara nga Banka
“Tokenizim i kartelës” – procesi i digjitalizimit të të dhënave sensitive të kartelës dhe gjenerimi i një numri 16-shifror (Token), i ndryshëm nga ai i printuar në kartelën fizike, i nevojshëm për kryerjen e pagesave elektronike në mënyrë më të sigurt dhe i aksesueshëm përmes portofolit digjital (RaiPay)
“Klient” / “Përdorues” – nënkupton klientin e Bankës që është përdorues i një Kartelë Debiti kryesore apo shtesë, dhe/ose i një Kartelë Krediti kryesore apo shtesë
“Fjalëkalimi i aplikacionit” – kodi i sigurisë i përbërë nga katër shifra, i vendosur gjatë instalimit të aplikacionit ose më vonë nga vetë përdoruesi. Ky fjalëkalim përdoret për të autorizuar pagesa me vlerë më të lartë se 50 EUR ose në raste kur kërkohet një masë shtesë sigurie
“Aplikacioni RaiPay” / “Aplikacioni” – aplikacion mobil për pajisje me sistem operativ Android dhe iOS, që mundëson regjistrimin e kartelave të lëshuara nga Banka. Kartelat e regjistruara në aplikacion mund të përdoren për pagesa dhe tërheqje përmes teknologjisë “NFC – Near Field Communication” në pajisje Android. Aplikacioni nuk mbështet pagesa dhe tërheqje përmes pajisjeve me sistem operativ iOS
“Kartela e Besnikërisë” – kartelë plastike ose virtuale me një numër unik identifikimi e lëshuar nga një tregtar. Përdorimi i saj i mundëson konsumatorit pjesëmarrjen në programin e besnikërisë të ofruar nga tregtari, në përputhje me kushtet e veçanta të programit
“NFC” / “Transmetim të dhënash pa kontakt” – teknologji që lejon transferimin e të dhënave midis dy pajisjeve në një distancë të afërt përmes antenave të integruara. NFC përdoret për pagesa pa kontakt në POS dhe për tërheqje nga ATM përmes kartelave ose telefonit, vetëm në pajisje me sistem operativ Android
“Kodi i Verifikimit” – kod alfanumerik që përdoret gjatë aktivizimit dhe lidhjes së aplikacionit RaiPay përmes pikës së kontaktit me Bankën, në rast se klienti nuk e aktivizon përmes aplikacionit të bankingut mobil (Raiffeisen Plus), qoftë për zgjedhje personale apo për arsye teknike
“Kushtet e Punës” – përcaktojnë mënyrën se si mund të regjistroheni në aplikacionin RaiPay dhe të përdorni kartelat e lëshuara nga Raiffeisen Bank. Këto kushte, së bashku me Marrëveshjen specifike të lidhur midis Klientit dhe Bankës për përdorimin e Kartelës së Debitit apo Kartelës së Kreditit, përbëjnë marrëveshjen e plotë për përdorimin e Aplikacionit RaiPay dhe shërbimeve të tij.
Përdoruesi duhet të jetë klient i Bankës ose duhet të jetë i regjistruar/autorizuar në sistemin e Bankës dhe të jetë titullar i një Kartelë Debiti kryesore, Kartelë Debiti shtesë, Kartë krediti kryesore ose shtesë sipas rastit, ku të paktën një prej tyre të jetë aktive.
Duke përdorur Aplikacionin RaiPay mund të kryhen shërbimet më poshtë:
- Shfaqja e kartelave te cilat janë te regjistruara ne bankë;
- Pagesa me rreze/(Contactless)/ tërheqje nga ATM përmes (NFC), vetëm për pajisje me sistem operativ Android, duke përdorur pajisjen tuaj mobile/celulare me ndonjë prej kartelave të regjistruara në Aplikacion;·
- Lexim i katër (4) shifrave të fundit të numrave të Kartelës dhe transaksioneve të iniciuara me këto Kartela;·
- Lexim i bilancit në dispozicion për kartelë kreditit në kohë reale;·
- Lexim i transaksioneve të inicuara nga aplikacioni, për Kartela të debitit dhe kreditit;·
- Lexim i historikut të transaksioneve;·
- Ndryshimi i emërtimit për një ose disa prej kartelave të regjistruara;·
- Vendosja e një Kartele si e paracaktuar për veprime;
- Vendosje e një fjalëkalimi të domosdoshëm për të autorizuar pagesa me vlerë të lartë dhe ndryshimin e këtij fjalëkalimi.
*Ky aplikacion nuk suporton pagesat dhe tërheqjet ne pajisjet celulare me sistemin operativ IOS.
Përdoruesit mund të gjejnë detaje mbi Aplikacionin RaiPay dhe funksionalitetet e tij duke hyrë në internet
https://www.raiffeisen-kosovo.com/sq/individe/menyrat-e-bankimit/menyra-te-mencura-pagese/raipay.html
Për të instaluar dhe përdorur Aplikacionin RaiPay, Klienti duhet :
- Të ketë një pajisje mobile/celulare me një sistem operativ Android (versioni i sistemit operativ duhet të jetë Android 8.0 ose më lartë) ose IOS (Versioni i sistemit operativ duhet të jetë 15.0 ose më lartë;·
- Të shkarkojë aplikacionin RaiPay nga dyqanet zyrtare Google Play Store ose App Store
- Pajisja mobile/celulare duhet të jetë e lidhur në internet dhe të jetë e kycur (Ekrani i kyçjes me PIN, fjalëkalim ose biometrik)
- Të pranojë Kushtet e Punës
- Të lidhë marrëveshje me Bankën për Aplikacionin RaiPay duke instaluar Aplikacionin RaiPay dhe duke pranuar këto Kushte të Punës.
- Të japë pëlqimet/lejet e kërkuara nga Aplikacioni (p.sh. NFC, etj.)
të vendosë një fjalëkalim (“Security Passcode”/ “Kod Sigurie”) për Aplikacionin i cili do të përdoret për të autorizuar transaksionet ose për të parë historikun e transaksioneve të kryera me Kartelë e regjistruara në Aplikacion. Për sigurinë e transaksioneve të kryera përmes Aplikacionit dhe pavarësisht nga vlera e tij, Klienti ka mundësinë të kërkojë vendosjen e fjalëkalimit të Aplikacionit ose zhbllokimin e pajisjes celulare të përdorur për kryerjen e pagesave mbi limitin e përcaktuar.
të përfundojë regjistrimin në aplikacionin RaiPay, në një nga mënyrat e mëposhtme:
a) Duke përfunduar aktivizimin dhe lidhjen përmes mobile banking (Raiffeisen Plus);
b) Nëse klienti nuk e ka aplikacionin mobile banking, (Raiffeisen Plus), të aktivizuar dhe nuk dëshiron ta shkarkojë atë, apo në rastet kur nuk arrihet të bëhet aktivizimi nëpërmjet mobile banking, aktivizimi mund të bëhet përmes një thirrjeje telefonike në qendren e thirrjeve të Bankës.
Në rast se Klienti nuk mund të identifikohet përmes telefonatës në Qendren e thirrjeve, aktivizimi i Aplikacionit RaiPay përmes telefonatës, mund të refuzohet. Pas aktivizimit të suksesshëm të RaiPay, të gjitha Kartelat bankare, për të cilat Përdoruesi është gjithashtu kartëmbajtës do të shfaqen dhe mund të përdoren përmes aplikacionit RaiPay. Përdoruesi mund të zgjedhë njerën prej tyre për të përdorur për Pagesa dhe Tërheqje pa Kontakt me Telefonin Mobil. (Pagesat pa kontakt dhe tërheqjet në ATM nuk ofrohen për sistemet operative IOS)Banka ruan të drejtën në një moment të caktuar të ofrojë vetëm një nga dy metodat e regjistrimit shprehura si më sipër.Komisionet për mirëmbajtjen e llogarisë dhe kryerjen e transaksioneve, pagesave dhe tërheqjeve i janë paraqitur në mënyrë të qartë Përdoruesit në Kontratën e llogarisë Rrjedhëse dhe Marrëveshjen për përdorimin e Kartelës së Debitit/Kreditit Kartelës.
Instalimi dhe përdorimi i Aplikacionit RaiPay, do të jetë pa asnjë komision në ngarkim të klientit. Gjithsesi banka rezervon të drejtën që gjatë periudhës në vazhdim, të vendosë aplikimin e një komisioni për përdorimin e Aplikacionit RaiPay. Aplikimi i komisionit do të bëhet vetëm mbasi klienti të ketë dhënë pëlqimin e tij nëpërmjet aplikacionit, se dëshiron të vazhdojë përdorimin e këtij aplikacioni, kundrejt pagesës së komisionit përkatës.
Përdoruesit mund të shtojnë në Aplikacionin RaiPay, duke ndjekur një nga metodat e shpjeguara në pikën 3, të këtyre kushteve të punës, vetëm Kartelë aktive të lëshuara nga Raiffeisen Bank Kosova për:
a) personat fizikë / individë – Kartelë e Debitit dhe / ose të Kreditit të lëshuara në emër të Titullarit ose kartelave shtesë (kartela të lëshuara nga Banka për llogarinë bankare të Klientit, me kërkesë të këtij të fundit, në emër të një të treti të përcaktuar nga Klienti) i regjistruar në sistemin e Bankës si i tillë;
Pas shfaqjes së Kartave aktive në Aplikacion, në mënyrë që të vijohet me përdorimin përmes teknologjisë NFC (vetëm për përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android), do të duhet të kryhet edhe tokenizimi i tyre (“Aktivizimi NFC”).Duke përfunduar procesin e tokenizimit të kartelës, Klienti e kupton që Kartela mund të përdoret për veprimet e pagesave, përkatësisht veprime me rreze (pa kontakt) duke përdorur teknologjinë NFC dhe për leximin e transaksioneve të kryera me Kartelë në Aplikacion.Aplikacioni suporton pagesat dhe tërheqjet vetëm në sistemet operative Android dhe jo në pajisjet celulare me sistemin operativ IOS.
Aplikacioni mund të përdoret vetëm nëse pajisja mobile(celulare) është e siguruar me një fjalëkalim, gjurmë gishti ose një metodë tjetër sigurie të dhënë nga pajisja. Sigurimi i pajisjes duhet të mirëmbahet gjatë gjithë përdorimit të Aplikacionit, përfshirë regjistrimin e Kartelave, përndryshe Aplikacioni nuk do të funksionojë.
Klienti kupton dhe pranon që është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e sigurisë së informacionit / të dhënave për hyrjen ne Aplikacion dhe përdorimin e Aplikacionit.
Aplikacioni RaiPay do të përdoret vetëm nga Klienti. Transferimi i tij tek një palë e tretë është i ndaluar. Aplikacioni RaiPay mund të përdoret vetëm me terminale POS që mundësojnë përdorimin e teknologjisë me rreze(pa kontakt) me pajisjen celulare/mobile, në Kosovë dhe jashtë saj.
Klienti duhet menjëherë dhe pa vonesë të informojë Raiffeisen Bank në rast të humbjes, vjedhjes, marrjes së paligjshme ose përdorimit të paautorizuar të informacionit / të dhënave për hyrjen dhe përdorimin e Aplikacionit, si dhe të pajisjes celulare të përdorur. Për më tepër, ai/ajo duhet të njoftojë menjëherë Raiffeisen Bank, pa vonesë për ndonjë shkelje të njohur të konfidencialitetit / sigurisë.
Nëse metoda e zhbllokimit të pajisjes celulare përfshin disa gjurmë gishtërinjsh ose disa profile të autorizuara për njohjen e fytyrës (brenda sistemit operativ), secili profil i tillë do të hapë Aplikacionin RaiPay, si rezultat, kjo metodë e hyrjes duhet të përdoret vetëm nga Përdoruesi i Aplikacionit RaiPay, pa regjistrimin e gjurmëve të gishtërinjve të palëve të treta, për të shmangur aktivitetet e mundshme mashtruese ose hyrjen e paautorizuar, përfshirë hyrjen në historikun e transaksioneve të inicuara/realizuara brenda Aplikacionit nga Perdoruesi.
Raiffeisen Bank gjithashtu rekomandon të mos zbuloni metodën e zhbllokimit të telefonit dhe të mos zbuloni fjalëkalimin e Aplikacionit për njerëzit e tjerë. Duke u mundësuar palëve të treta të hyjnë në pajisjen celulare ose fjalëkalimin e Aplikacionit, ju merrni përgjegjësinë për të gjitha transaksionet e autorizuara në këtë mënyrë.
Gjashtë (6) tentativa të njëpasnjëshme të vendosjes së fjalëkalimit të gabuar do të shkaktojnë bllokimin e hyrjes për përdoruesit në Aplikacion për arsye sigurie. Zhbllokimi mund të bëhet vetëm duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrat e telefonit të treguar në pikën 13 “Ndihmë” të këtyre kushteve të punës.
Funksionalitetet e disponueshme brenda Aplikacionit RaiPay janë përshkruar më poshtë. Ndërsa funksionet shtesë që do të bëhen të disponueshme, do të komunikohen në faqen zyrtare te internetit:Kuleta ime digjitale! (raiffeisen-kosovo.com) dhe do të shfaqen në Aplikacion.
Me hyrjen në Aplikacion dhe përdorimin e tij, Perdoruesi bie dakort me funksionet e reja dhe kjo nënkupton dhënien e pëlqimit për përdorimin e tyre, sipas Kushteve të Punës të përcaktuara nga Banka.
Për qëllimin e përdorimit të Aplikacionit RaiPay, ju deklaroni dhe garantoni se:
- Jepni pëlqimin për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ju tek Raiffeisen Bank, vetëm për qëllimin e aksesimit në: https://play.google.com/store/apps/details?id=ko.raiffeisen.raipay&hl=en, për të cilin keni deklaruar vullnetarisht të dhënat tuaja personale
- Keni të drejtën, autoritetin dhe aftësinë e plotë për të vepruar
- Jeni në zotërim të pajisjes në të cilën keni shkarkuar Aplikacionin RaiPay
- Zotëroni aftësinë si Përdorues i një Karte kryesore apo shtesë Krediti dhe/ose Debiti, sipas rastit, për ta regjistruar dhe ruajtur atë në Aplikacionin RaiPay
- Ju është dhënë e drejta për të regjistruar, ruajtur dhe përdorur Kartën e Debitit / Kartën e Kreditit në Aplikacion, me qëllim të kryerjes së pagesave nëpërmjet pajisjes celulare
- Nuk e komunikoni fjalëkalimin për zhbllokimin e pajisjes një pale të tretë, pasi duke zbuluar një fjalëkalim të tillë, ju jeni të ekspozuar ndaj rrezikut që karta juaj të përdoret për pagesa nga persona të tjerë
- Merrni përsipër të kërkoni nga Përdoruesi kryesor ose mbajtësi i llogarisë së kartës së Biznesit, sipas rastit, informacion në lidhje me përmbajtjen e Marrëveshjes specifike për lëshimin e Kartës së Debitit / Kartës së Kreditit
- Merrni përsipër të njoftoni Bankën menjëherë për çdo përdorim të paautorizuar ose ndonjë shkelje të sigurisë së Aplikacionit, për të cilën bëheni të vetëdijshëm ose për të cilën duhet të dyshoni në mënyrë të arsyeshme
- Merrni përsipër të informoni Bankën në rast të humbjes ose vjedhjes së pajisjes celulare ku është instaluar Aplikacioni RaiPay
- Nuk do të ofroni informacion të gabuar ose të rremë në lidhje me identitetin apo qëllimet tuaja në përdorimin e Aplikacionit
- Do të siguroni dhe ruani sigurinë e pajisjes celulare sipas rekomandimeve të prodhuesit dhe praktikës së mirë
- Do të rifreskoni sistemin operativ sipas rekomandimeve të prodhuesit të pajisjes celulare dhe do të përdorni vetëm versionet zyrtare të sistemit operativ të siguruara nga i njëjt
- Nuk do të pengoni mbrojtjen e sigurisë së sistemeve operative të rekomanduara nga prodhuesi i pajisjes celulare
- Do të instaloni vetëm Aplikacionin RaiPay Kosovo të siguruar nga Banka nga dyqani i dedikuar – Google Play Store ose App Store
- Nuk do të instaloni aplikacione nga burime jozyrtare, sepse të tilla mund të rrezikojnë sigurinë e Aplikacionit tuaj
- Nuk do të shkelni asnjë të drejtë të parashikuar nga ligji, të drejtat e pronësisë, të drejtat e paprekshme, konfidencialitetin apo të drejtat e të dhënave personale të personave të tjerë
- Nuk do të përdorni përmbajtjen e Aplikacionit në kundërshtim me Kushtet e Punës, përkatësisht për qëllime të paautorizuara si kopjimi, shpërndarja apo ndryshimi i tij
- Keni lexuar këto Kushte dhe pajtoheni me to
- Keni lexuar dhe pranuar nenin 15 më poshtë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale brenda Aplikacionit RaiPay, në mënyrë që të përdorni Aplikacionin
Përfundimi i Marrëveshjes për përdorimin e Aplikacionit RaiPay mund të ndodhë në secilën prej situatave të mëposhtme
a) Me ndërprerje të njëanshme të shërbimit nga ana e Bankës, nëse kjo konstaton se nuk respektohen detyrimet që rrjedhin nga ky dokument, të plotësuara me Marrëveshjen specifike për Kartën e Debitit apo të Kreditit të lidhur me Bankën. Në këtë rast, Banka do të njoftojë Klientin për përfundimin e Marrëveshjes tre ditë pune përpara
b) Me përfundimin e njëanshëm nga ana e Klientit, në çdo kohë, duke ç’instaluar Aplikacionin nga pajisja celulare. Përfundimi i Marrëveshjes nga Klienti nuk ndikon në transaksionet e kryera tashmë ose ato që janë në zhvillim
Aplikacioni RaiPay nuk ofron mundësinë e krijimit të një llogarie të veçantë (“Account/Llogari”) brenda aplikacionit. Të gjitha informacionet ngarkohen përmes mënyrave të autentifikimit gjatë regjistrimit të portofolit të kartave, siç është përshkruar në pikën 3 “Si të hyni/regjistroheni në aplikacionin RaiPay” të këtyre kushteve
Nëse Klienti zgjedh të fshijë aplikacionin nga pajisja e tij dhe më pas vendos ta riinstalojë, për të pasur mundësinë e përdorimit, do t’i duhet të krijojë portofolin digjital nga e para, duke ndjekur të gjithë hapat e procesit të regjistrimit të përshkruar në pikën 3
Bllokimi / Pezullimi i Aplikacionit RaiPay
Banka rezervon të drejtën të bllokojë, pezullojë ose kufizojë përdorimin e Aplikacionit RaiPay, të mos fillojë apo të mos kryejë një ose disa transaksione, ose të ndalojë instalimin/riinstalimin e tij, nëse:
(i) Banka është njoftuar që pajisja ku është instaluar Aplikacioni është humbur, vjedhur, kompromentuar ose që Aplikacioni është kopjuar, bërë i papërdorshëm apo është objekt i funksionimit të gabuar. Masa e bllokimit apo pezullimit merret pas njoftimit të Bankës nga Klienti
(ii) Ekzistojnë dyshime për përdorim të paautorizuar, mashtrim ose kryerje të transaksioneve të paligjshme përmes Aplikacionit
(iii) Klienti ka dështuar të respektojë dispozitat ligjore dhe/ose kontraktuale, përfshirë shkeljen e kushteve të përdorimit ose të rregullave të sjelljes së përshtatshme, si dhënia e informacionit të rremë, mosrespektimi i masave të sigurisë etj.
(iv) Është miratuar një dispozitë ligjore ose është marrë një vendim nga një autoritet kompetent që urdhëron këtë veprim
(v) Fjalëkalimi i Aplikacionit është futur gabimisht disa herë
Banka mund të bllokojë, zhbllokojë ose ndryshojë Aplikacionin për arsye objektive, si nevoja për mirëmbajtje ose riparim. Mund të shtohen funksione të reja sipas nevojës, pa pasur detyrim për të ofruar ndonjë funksion të caktuar
Ju pranoni që Banka nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush apo ndonjë pale të tretë për bllokimin, pezullimin, anullimin ose përfundimin e përdorimit të ndonjë Karte të regjistruar në Aplikacion
Raiffeisen Bank do t’ju informojë paraprakisht ose, nëse nuk është e mundur, menjëherë pas bllokimit apo pezullimit, duke dhënë arsyet përkatëse, përveç rasteve kur informimi do të rrezikonte masat e sigurisë ose do të shkelte ligjin
Aplikacioni do të riaktivizohet, sipas rastit, sa më shpejt që të jenë eliminuar arsyet që kanë sjellë bllokimin ose pezullimin në radhë të parë.
Banka mund t’i ndryshojë këto Kushte të Punës në çdo kohë, duke publikuar Kushtet e Punës të ndryshuara në Aplikacionin RaiPay. Në rast se ndryshimet lidhen me komisionet e aplikuara për aplikacionin RaiPay, përdoruesit do të njoftohen të paktën 30 ditë para datës së propozuar për hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve. Ky afat 30 ditor nuk do të zbatohet për ndryshimet që bëhen si rrjedhojë e aplikimit të dispozitave të reja ligjore, duke qënë se ndryshime të tilla zbatohen me hyrjen në fuqi të rregulloreve përkatëse, si dhe ne rastet e përmiresimeve (ose perditësimeve) teknike apo në funksionalitete.
Në të gjitha këto raste, përdorimi i aplikacionit prej klientit konsiderohet pranim i kushteve të punës prej tij. Njoftimi i ndryshimit të kushteve të punës do të kryhet prej bankës nëpërmjet publikimit në faqen e saj të internetit, ose me sms, ose me e-mail, ose nëpërmjet aplikacionit RON ose kanaleve të tjera të komunikimit. Nëse Përdoruesi nuk është dakord me ndryshimet, duhet të ç’instalojë Aplikacionin. Ç’instalimi i Aplikacionit do të gjenerojë vetëm efekte në të ardhmen, dhe nuk do të ndikojë në periudhën para ç’instalimit, ku përdorimi i Aplikacionit nga Perdoruesi do të konsiderohet se përputhet plotësisht me këto Kushte.
Nëse funksionet e reja të Aplikacionit do të zbatohen, ato do t’i nënshtrohen rregullave të parashikuara këtu.
Përdoruesi shprehimisht deklaron se ai/ajo ka pranuar faktin se i gjithë krijimi grafik, përmbajtja e Aplikacionit dhe materiali audio-video që përdoren janë në pronësi të Bankës. Informacioni, elementet grafike të subjekteve të tjera janë të përjashtuar nga ky rregull, pasi ato janë në pronësi të këtyre subjekteve.
Përdoruesi pranon që çdo program/softuer i përdorur në lidhje me Aplikacionin, përmban informacion konfidencial dhe i nënshtrohet një të drejte pronësie, duke u mbrojtur nga ligjet në lidhje me pronësinë intelektuale, industriale dhe ligje të tjera të zbatueshme.
Përdoruesi merr përsipër të mos përsërisë, kopjojë, shesë ose të përdorë përmbajtjen e Aplikacionit, informacionin dhe/ose materialet audio / video, në të cilat ai/ajo ka qasje, si rezultat i përdorimit të një Aplikacioni të tillë, në tërësi ose pjesërisht.
Përdoruesi e ka të ndaluar të ndryshojë, kopjojë, marrë me qira, japë me qira, shesë, shpërndajë ose krijojë nënprodukte bazuar në funksionalitetet ose programet e përdorura brenda Aplikacionit.
Për çfarë nuk jemi përgjegjësBanka ofron Aplikacionin RaiPay vetëm për përdorimin personal të Klientëve. Klienti është përgjegjës për përdorimin e Aplikacionit, përkatësisht për të gjitha transaksionet e autorizuara duke përdorur pajisjen celulare ku është instaluar Aplikacioni.Raiffeisen Bank nuk mund të jetë përgjegjës për efektet e krijuara nga përdorimi i Aplikacionit në kundërshtim me këto Kushte nga Përdoruesit ose Palët e treta, për kostot e mundshme të shkaktuara nga përdorimi i Aplikacionit ose nga hyrja e autorizuar ose e paautorizuar e palëve të treta tek nje informacion i caktuar personal dhe/ose konfidencial ose tek të dhënat personale përmes Aplikacionit.
Nëse lejohen palë të tjera të treta të përdorin pajisjen celulare ose fjalëkalimin e Aplikacionit, klienti është përgjegjës për të gjitha transaksionet e autorizuara në këtë mënyrë.Për të kufizuar pasojat e mundshme të shkaktuara nga përdorimi i Aplikacionit nga palë të treta, Raiffeisen Bank rekomandon që të mos tjetërsoni / huazoni pajisjen celulare, as të zbuloni metodën e zhbllokimit të një pajisje të tillë, as të zbuloni fjalëkalimin e Aplikacionit.Raiffeisen Bank nuk mund të kontrollojë sistemin e funksionimit të pajisjes së përdorur nga klienti. Prandaj, Raiffeisen Bank nuk do të jetë përgjegjës në asnjë mënyrë për pasojat e shkaktuara në pajisjen celulare, duke përfshirë, pa asnjë kufizim të ndonjë shkelje sigurie të shkaktuar nga viruse, gabime, phishing, falsifikim, mosveprim, ndërprerje, gabim, vonesë në operacione ose transmetime, linja të kompjuterizuara ose dështime të rrjetit ose ndonjë defekt tjetër teknik qe mund te kene ndodhur.Prandaj, Banka nuk do të jete përgjegjëse për ndonjë humbje, dëmtim, pasojë të drejtpërdrejtë ose tërthortë që Banka ose Perdoruesi nuk mund të parashikonin brenda një kohe të arsyeshme nga data kur ka filluar përdorimi i Aplikacionin RaiPay ose që janë jashtë kontrollit te Bankes. Për më tepër, Banka nuk do të jete përgjegjëse për pasojat që rrjedhin nga kryerja e pagesave të paautorizuara të shkaktuara nga ekspozimi i pajisjes celulare ndaj viruseve dhe/ose aplikacioneve/programeve të tjera, si dhe nga vjedhjet e tyre.Për më tepër, Banka nuk do të jete përgjegjëse për:·
- Çdo humbje ose dëm (moral ose material) i shkaktuar nga mosrespektimi i këtyre Kushteve;·
- Humbja ose korruptimi i përmbajtjes së të dhënave te Perdoruesit, nëse një humbje ose korruptim i tillë nuk është shkaktuar nga Banka ose është jashtë kontrollit te saj. Për më tepër, Raiffeisen Bank nuk është përgjegjës ndaj Perdoruesit/Klientit dhe/ose ndaj palëve të treta për çdo lloj dëmi të drejtpërdrejtë ose tërthortë, duke përfshirë por pa u kufizuar, në humbjen e fitimit, / ose dështimin e kapitalizimit të mundësive të biznesit, ose për ndonjë humbje tjetër të ngjashme që është shkaktuar si rezultat i mosfunksionimit apo funksionimit jo ne mënyrën e duhur të Aplikacionit.
Këto kushte të punës janë përpiluar në gjuhën Shqipe dhe Angleze, dhe rregullohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Në rast të ndonjë mospërputhjeje midis versionit në gjuhën shqipe dhe versionit ne gjuhen angleze të këtyre Kushteve, do të mbizotërojë versioni Shqip.
Palët do të zgjidhin mosmarrëveshjet që rrjedhin nga këto Kushte në mënyrë miqësore. Në rast se palët nuk arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjet, çdo mosmarrëveshje e mundshme do të zgjidhet para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C është institucion financiar bankar i cili është licencuar dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), adresa: Rr. Garibaldi nr. 33 Prishtinë, Kosovë e cila mund të gjindet në www.bqk-kos.org. Ankesat lidhur me ketë shërbim mund të parashtrohen edhe pranë BQK-së, si autoritet mbikëqyrës.
Nëse Perdoruesi/Klienti has ndonjë vështirësi që lidhet me funksionimin e Aplikacionit RaiPay, lutemi kontaktoni përmes shërbimit të Qendrës së Thirrjeve në numrin e mëposhtëm të telefonit:+383 38 222 222 / +383 49 222 222, në dispozicion 24/7.
Raiffeisen Bank nuk do to të jetë përgjigjëse ndaj Përdoruesit për mosrespektimin e ndonjë detyrimi në rast të një forcë madhore dhe, në përgjithësi, në rast të një ngjarje që është jashtë kontrollit të saj, qoftë për mënyrën e operimit, lidhjen me rrjetet e tjera kombëtare dhe/ose të huaja, ashtu edhe për pasojat e aktiviteteve dhe veprimeve të tyre në përgjithësi.Një forcë madhore mund të jetë, për shëmbull, por pa kufizim: një gjëndje lufte (e shpallur ose jo), konflikt i armatosur, revolucion, kryengritje, veprime apo kërcënime ushtarake ose terroriste, sabotim, trazira civile, greva ose veprime të tjera të punës, ligje, rregullore, vendime ose direktiva, fatkeqësi natyrore, tërmete, zjarre, shpërthime, shqetësime diellore ose të motit, emergjencat publike ose ndonjë ngjarje tjetër përtej kontrollit të Bankës.
Banka përpunon të dhënat personale të Klientit, në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligjit Nr. 06/L-082 dt 25.02.2019 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” te ndryshuar dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (EU /REG 2016/679GDPR).Kjo dispozitë do të plotësohet me dispozitat e Politikës në lidhje me Mbrojtjen e të Dhënave Personale https://www.raiffeisen-kosovo.com/sq/rreth-nesh/banka-raiffeisen/pajtueshmeria/mbrojtja-e-te-dhenave-personale.html
Qëllimi për përpunimin e të dhënave personale
Banka përpunon të dhënat personale në mënyrë që të përmbushë dhe zbatojë Kontratë/Marrëveshjen specifike për Kartelën e Debitit / Kartën e Kreditit, për përmbushjen e marrëdhënies kontraktuale me Klientin, në mënyrë që të kryejë operacionet specifike të përcaktuara në Kushtet e Punës të Aplikacionit dhe të sigurojë funksionalitetin e tyre, të specifikuar në kushtet e punës, përfshirë për qëllim të sigurimit të mbështetjes teknike; kryerja e duhur e transaksioneve bankare; optimizimi i shërbimeve financiare dhe bankare; menaxhimi i cilësisë së të dhënave.Banka gjithashtu mund të mbështetet, në masën e nevojshme, në interesin e saj të ligjshëm për të kryer biznesin e saj, për kryerjen e aktiviteteve të përpunimit në lidhje me përmirësimin e funksionaliteteve të Aplikacionit dhe përvojës së klientit, për identifikimin e rreziqeve operacionale për Klientët aktivë në aplikim.Përdoruesi i Aplikacionit pajtohet shprehimisht dhe e autorizon Bankën të raportojë tek autoriteti mbikëqyrës, me kërkesën e këtij të fundit, të dhënat lidhur me këtë Marrëveshje dhe Aplikacionin RaiPay.·
Kategoritë e të dhënave personale të përpunuara
Për të përmbushur qëllimet e përpunimit të lidhura me Kontratën/Marrëveshjen specifike për Kartelën e Debitit / Kartës së Kreditit, për përmbushjen e marrëdhënies kontraktuale me Klientin, Banka përpunon këto kategori të të dhënave personale: numrin e telefonit të deklaruar nga Klienti në marrëdhënien e tij/ saj me Bankën, numri i identifikimit personal të Klientit ose tjeter numer unik klienti qe lidhet me produktin Kartelë, të dhënat në lidhje me transaksionet e filluara përmes Aplikacionit, të dhënat e kartës (numrin e kartës, datën e skadimit dhe CVV) dhe vendodhjen.Banka nuk përpunon të dhëna biometrike nga sistemi biometrik i pajisjes celulare të Klientit, të tilla si gjurmët e gishtave dixhital dhe imazhin e fytyrës së Klientit (në atë masë që pajisja e përdorur nga Klienti ka një sistem të tillë biometrik). Këto të dhëna dhe modelet biometrike të lidhura me to janë dhe mbeten të depozituara në pajisjen celulare kur Klienti instalon Aplikacionin dhe i nënshtrohet rregullave të përpunimit, regjistrimit, ruajtjes dhe krahasimit të vendosur dhe komunikuar përmes kësaj pajisje. Refuzimi për të dhënë të dhëna personale mund të rezultojë në pamundësinë e ofrimit të shërbimeve.\
Burimi i të dhënave
Për të përmbushur qëllimet e përpunimit dhe për të siguruar funksionalitetet e disponueshme brenda Aplikacionit, Banka merr të dhënat personale direkt nga Klientët.Banka rekomandon që metoda e vërtetimit të përdoret vetëm nga Klienti në pajisjet që posedon Klienti dhe në të cilat ai / ajo nuk lejon qasjen tek palët e treta. Në atë masë që Klienti u lejon personave të tjerë qasje në metodën e vërtetimit (për shembull, regjistrimi i gjurmëve të gishtërinjve të më shumë se një personi në pajisje, duke lejuar që ai person ta zhbllokojë), me qëllim përmbushjen e qëllimeve të përpunimit të përcaktuara këtu, Banka mund të përpunojë të dhëna personale që i përkasin kategorive të tjera të Subjektit të të Dhënave, pa përfituar, megjithatë, nga metoda praktike e sigurimit të drejtpërdrejtë të informacionit për këto kategori personash. Duke pasur parasysh këtë kontekst, është përgjegjësia e Klientit që të informojë subjektet e të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe të marrë pëlqimin e tyre për përpunimin e të dhënave, në masën e nevojshme, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.Nëse Klienti i siguron Bankës të dhëna personale që i përkasin kategorive të tjera të Subjektit të të Dhënave, Klienti duhet të sigurojë vetëm të dhëna të sakta dhe të përditësuara. Në këtë drejtim, Banka mund të përdorë informacionin e kontaktit që i përket kategorive të tilla të Subjektit të të Dhënave në mënyrë që të informojë personat në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale.
Vendim-marrje e automatizuar
Gjatë sigurimit të funksionaliteteve të disponueshme brenda Aplikacionit, Banka nuk kryen procese individuale të automatizuara të vendimmarrjes në lidhje me Subjektet e të Dhënave që shkarkojnë dhe përdorin Aplikacionin.·
Perhapja e te dhenave personale te palët e treta
Banka nuk transferon te dhena personale te klienteve qe lidhen me aksesimin dhe perdorimin e platformes nga klientet drejt paleve te treta. Procesuesi i produktit kartela debiti/ krediti, RPC perpunon me tej te dhenat qe ka ne dispozicion, per te mundesuar sherbimin ne Aplikacion në formën e një kulete digjitale të instaluar në një pajisje celulare duke përdorur teknologjinë Near Field Communication (NFC) dhe një sistem operativ Android, i cili mundëson regjistrimin dhe leximin e detajeve të Kartës (imazhi dhe 4 shifrat e fundit të serisë së kartave) lëshuar nga Banka dhe regjistruar në Aplikacion nga Përdoruesi, me qëllim kryerjen e pagesave përmes pajisjes celulare.·
Kohëzgjatja e përpunimit
Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura të përpunimit, Banka do të përpunojë të dhënat personale gjatë gjithë performancës së shërbimeve bankare, si dhe më pas, kur kjo kërkon një domosdoshmëri të ligjshme të biznesit (për shembull, në mënyrë që të sigurojë informacionin e kërkuar nga Subjekti i të Dhënave ose në mënyrë që të respektojmë detyrimet tona ligjore, tatimore dhe kontabël). Pas skadimit të afateve ligjore për arkivim, Banka mund të vendosë të anonimizojë të dhënat, duke e privuar kështu nga karakteri i saj personal, dhe të vazhdojë përpunimin e tyre për qëllime statistikore.·
Ruajtja e të dhënave, korrigjimi dhe fshirja e tyre
Të dhënat personale do të ruhen në mënyre të sigurtë në aplikacion, për aq kohe sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre, e më pas do të anonimizohen Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose jane përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Banka, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, do informojë Përdoruesin/Klientin për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes. Në raste të veçanta, kur kushtet ligjore pamundësojnë fshirjen e të dhënave, Banka është e detyruar të ruajë informacionin. Në rast të shkeljes të proçedurave më lart, Përdoruesi/Klienti ka të drejten t‘i drejtohet Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Të drejtat e subjekteve të të dhënave
Subjektet e të Dhënave kanë të drejtat e mëposhtme në kontekstin e përpunimit të të dhënave personale nga Banka: e drejta e informacionit/e drejta e aksesit, e drejta e korrigjimit, e drejta e fshirjes („e drejta për t’u harruar“), e drejta për kufizim i përpunimit, e drejta për transferimit të të dhënave, e drejta për të kundërshtuar, e drejta për të mos iu nënshtruar një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar dhe të drejtën t’iu drejtuar Komsionerit per te drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse beson se një masë e tillë është e nevojshme. Pas një kërkese për fshirjen e të dhënave, Banka mund të anonimizojë të dhëna të tilla (duke e privuar kështu atë nga karakteri i saj personal) dhe të vazhdojë përpunimin e tyre për qëllime statistikore në kushte të tilla.
Informacion shtesë dhe të dhëna kontakti për personin pergjegjes për mbrojtjen e të dhënave personale
Për detaje shtesë në lidhje me aktivitetet e përpunimit të kryera nga Raiffeisen Bank në Kosovë, si dhe në lidhje me të drejtat e Perdoruesit/Klientit në këtë kontekst, ju lutemi dërgoni një kërkesë me shkrim personit pergjegjes për Mbrojtjen e të Dhënave në Raiffeisen Bank Kosovë, duke përdorur adresën e mëposhtme të emailit: E-Mail: dataprotection@raiffeisen-kosovo.com Informacione të detajuara lidhur me aktivitetet e lartpërmendura të përpunimit janë të disponueshme në politikën per mbrojtjen e të dhënave personale në linkun vijues https://www.raiffeisen-kosovo.com/sq/rreth-nesh/banka-raiffeisen/pajtueshmeria/mbrojtja-e-te-dhenave-personale.htmlNëse jeni dakord të përdorni Aplikacionin RaiPay, sipas kushteve të parashikuara këtu, si dhe për të dhënë pëlqimin per lidhjen e marrëveshjes, shtypni butonin “Unë pranoj Kushtet dhe Afatet“.