Skip to main content
Bonus kartele

Bonus Kartela: Plotësoj dëshirat, paguaj me këste

Çdoherë e më tepër shoh se sa i rëndësishëm është për mua fleksibiliteti financiar. Dëshiroj të kem fonde shtesë për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat e mia... Të kem mundësi të paguaj me këste për produkte teknologjike, të bëj blerje të rrobave në dyqan apo online në mënyrë të sigurt, apo të tërheq para nga kartela pa paguar tarifë shtesë.

Të gjitha këto e shumë më tepër më mundësohen me Bonus kartelën nga Banka Raiffeisen. Përveç që paguaj çdo herë me këste, pa interes, unë përfitoj edhe bonus në secilën blerje, bonus të cilin e shfrytëzoj për blerjet në të ardhmen. Tashmë janë me qindra partner të Bankës Raiffeisen ku unë mund të blej me këste, pa interes.

Paguaj me këste

Ndani pagesat për blerjet tuaja deri në 24 këste.

Bonus në çdo blerje

Ju përfitoni 1% bonus në çdo blerje me këste.

0% interes

Për të gjitha blerjet me këste ju paguani 0% interes.

Apliko online për Bonus kartelë

Aplikimi për Bonus kartelë ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Ju lutem zgjedhni komunën ku banoni
Ju lutem zgjedhni komunën ku banoni
Termat dhe Kushtet Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Llojet e Bonus kartelave

Bonus kartele keste

Përfitimet nga Bonus kartela

Dita ime bëhet më e lehtë me përfitimet nga Bonus kartela e Bankës Raiffeisen. Më poshtë janë disa nga përfitimet:
 
  • Bëj pagesa të sigurta online dhe mund të paguaj deri në 24 këste pa interes
  • Përfitoj bonus 1% të shumës në pagesat me këste dhe 0.5% bonus në pagesat pa këste
  • Tërheq 100% të limitit të kredit kartelës në bankomat me 0 euro komision
  • Paguaj në të gjitha POS terminalet e Bankës Raiffeisen dhe bankave tjera brenda dhe jashtë vendit, pa paguar asnjë komision shtesë
  • Realizoj pagesa në POS terminale deri në vlerën 50 euro, pa pasur nevojë të shtypi PIN-in e kartelës.
Bonus kartele

Si mund të pajisem me Bonus kartelë?

Mjafton të pranoj pagën përmes Bankës Raiffeisen dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka. Me aprovimin tim, mund të lëshohet kartelë shtesë edhe për një e më shumë persona të autorizuar, në limitin deri në kufirin që e përcaktoj vetë, duke më mundësuar kështu të kem kontroll mbi të gjitha shpenzimet me kartelë.

Lista e tregtarëve

Me Bonus kartelat e Bankës Raiffeisen, ju mund të bleni me këste me interes 0% tek këta tregtarë.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

 

Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.

Në bankomatët e Bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të Bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit 038/222 222.

Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese. 

PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatët e Bankës Raiffeisen.

Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re, duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Your prefix
Your country
Terms and conditions Terms and conditions
The branch you want to contact
The subject of your request