Kredi personale: Për të gjitha që dua t'i kem tani!
Çdo ditë unë punoj për të realizuar vizionin tim. Kur më pëlqejnë orendi të reja që më sjellin komoditet në shtëpi, paisje elekroshtëpiake që më lehtësojnë punën në kuzhinë, apo edhe kur dua që të investoj në shkollim, caktoj qëllime që duhet t'i arrij sa më parë.
Përmes kredisë personale të Bankës Raiffeisen, më mundësohet të arrij më shpejt gjërat që dua. Me procedurë të lehtë për aplikim e aprovim të shpejtë, unë mund të marr deri në 35,000 euro kredi me kushte preferenciale. Për më tepër, mua më ofrohet kthimi i shumës së kredisë në një afat prej 10 viteve (120 muajve).
Kredi personale deri në 35,000 euro
Aprovim i shpejtë i kredisë
Afati i kthimit të kredisë deri në 10 vjet
Apliko online për kredi personale
Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.
Cilat kushte duhet t'i plotësoj për të marrë kredinë?
- Të jem banor i Republikës së Kosovës
- Të marr pagën përmes Bankës Raiffeisen, apo të sjell konfirmimin nga punëdhënësi që paga ime do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.
Cilat dokumente më kërkohen?
- Dokumentin personal të identifikimit
- Kontratën e punës.
Çfarë kolaterali duhet të kem?
Ndalesën administrative mbi pagën
Ndalesa është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave
Pasuri të luajtshme
Pasuria e luajtshme është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.