Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Banka përkrah botimin e një libri

Në kuadër të agjendës së Investimeve në Komunitet, Banka Raiffeisen në Kosovë ka mbështetur botimin e një libri në gjuhën shqipe. "E dini që fëmija juaj është me dhunti kur..." shkruar nga Judy Galbraith, është një udhëzues i dobishëm për prindërit që rrisin fëmijë me dhunti. Por çka e bën një fëmijë të cilësohet si “me dhunti”?

I përkthyer dhe botuar nga Instituti ATOMI, libri ofron njohuri dhe adreson pyetjet e zakonshme mbi këtë temë. Ai shikon se si të identifikohen dhe kuptojnë fëmijët e talentuar, përshkruan tiparet e tyre dalluese dhe jep këshilla se si t'i ndihmojmë ata të rriten dhe të kenë sukses.

Librin mund ta merrni falas në zyret e ATOMI ose libraritë Buzuku.

Instituti ATOMI është një organizatë joqeveritare dhe jo-fitimprurëse, që ka për synim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente.

Banka Raiffeisen në Kosovë mbështetë Institutin ATOMI tash e disa vite.