Limani-Bejtullahu: Si banka më e madhe në vend, të jemi shembull për të tjerët
Limani-Bejtullahu: Si banka më e madhe në vend, të jemi shembull për të tjerëtDuke qenë banka më e madhe në Kosovë, Raiffeisen synon të luaj rol kyç në promovimin e bankimit të përgjegjshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Vetëm gjatë javëve të fundit, Banka ka organizuar dhe përkrahur dy ngjarje të rëndësishme, Samitin ESG dhe Green Festival, përmes së cilave është promovuar agjenda e gjelbër - një aspekt i patejkalueshëm i asaj që njihet si zhvillim i qëndrueshëm.
Prapa këtij angazhimi qëndron Departamenti i Qëndrueshmërisë dhe Komunikimit i cili udhëhiqet nga Antigona Limani-Bejtullahu. Ky departament e ka shndërruar bankën në partner serioz të të gjithëve që ndajnë synimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në vend.
“Si bankë, ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin që portfoli ynë i kredive ka në fusha të ndryshme, siç është ambienti. Për këtë arsye, synimi ynë është që të rrisim vetëdijen e klientëve tanë por edhe të publikut në përgjithësi për përparësitë dhe përfitimet që i ofron tranzicioni i gjelbër,” thotë Limani-Bejtullahu teksa flet për këto dy ngjarje.
“Dhe për të arritur sukses në këtë drejtim kërkohet angazhim gjithëpërfshirës – nga institucionet shtetërore, kompanitë, por edhe individët,” shton ajo.
Gjithëpërfshirja e palëve të ndryshme në promovimin e qëndrueshmërisë ishte pikërisht synim i Samitit ESG, të organizuar më 15-16 qershor të këtij viti. Ajo ngjarje mblodhi përfaqësues nga institucionet e Kosovës, bizneset, si dhe nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, të cilët patën mundësi që të eksplorojnë mundësitë drejt tranzicionit një ekonomie të qëndrueshme dhe miqësore ndaj ambientit.
Aktivitet e tilla janë pjese e Agjendës ESG (Environmental, Social, Governance) të bankës, e nxitur pashmangshëm nga kompania jonë amë, Raiffeisen Bank International me seli në Vjenë, e cila që nga viti 2010 është përkushtuar të zbatojë parimet e ‘UN Global Compact’, iniciativës më të madhe në botë për përgjegjësi dhe qëndrueshmëri korporative.
Shtylla e qëndrueshmërisë në Bankë është e përqendruar në katër fusha: bankë e përgjegjshme, qasje e drejtë ndaj punonjësve, ekologji e brendshme, dhe investim në komunitet, ndërsa Banka ka shënuar përparim të dukshëm në këto fusha.
Sa për ilustrim, banka është një vend pune që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Aktualisht, gjysma e anëtarëve të Bordit Menaxhues të Bankës në Kosovë janë gra, kurse ato poashtu mbajnë rreth gjysmën (48%) të pozitave menaxhuese të Bankës. Nga rreth 850 punonjës sa ka Banka gjithsej, 55% e tyre janë gra.
“Siç thuhet, ndryshimi fillon nga vetja. Si Bankë në vazhdimësi po eksplorojmë mundësitë që të sigurohemi që aktiviteti ynë bankar të përcillet me ndikim pozitiv në shoqëri. Duke qenë si banka më e madhe në vend, na takon papërgjegjësia që të bëhemi shembull edhe për të tjerët”, thotë ajo.
Limani-Bejtullahu është pjesë e Bankës Raiffeisen që nga viti 2011 dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të qëndrueshmërisë në bankë. Ajo gjithashtu është aktive në promovimin e përgjegjësisë shoqërore të bizneseve duke udhëhequr bordin e rrjetit CSR Kosova, një organizatë që synon të nxisë praktikat e mira të qëndrueshmërisë dhe të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë. Gjithashtu, ajo kryeson komitetin e ESG-së në Shoqatën e Bankave të Kosovës, duke promovuar praktikat e qëndrueshme dhe të përgjegjshme në sektorin bankar.