Njoftim lidhur me llogarinë e pagesave me shërbime bazike
Banka Raiffeisen në Kosovë njofton klientët e saj se nga 1 gushti 2023 do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë llogarinë e pagesave me shërbime bazike.
Kjo pako, e cila buron nga Rregullorja për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike të Bankës Qendrorë të Kosovës (BQK), u ofron klientëve një numër shërbimesh bazike për një pagesë prej 0.53 Euro/muaj.
Më konkretisht, duke zgjedhur këtë llogari, klientët mund të shfrytëzojnë këto shërbime:
- Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë
- Debit kartela (kartela përtërheqjetë mjeteve)
- Deponimi dhe tërheqja e mjeteve në degë dhe në bankomatët e Bankës Raiffeisen
- Pagesa me debit kartelë në POS terminale dhe pagesa online përmes platformave e-Commerce në Kosovë
- Transfere në llogari brenda bankës në degë, përmes platformës E-Banking apo bankomatëve të Bankës Raiffeisen
Është e rëndësishme të theksohet se qasja në një llogari pagese me shërbime bazike nuk kushtëzohet me blerjen e shërbimeve shtesë të ofruara nga Banka.
Gjithashtu, klientët ekzistues të cilët posedojnë llogari pagese, kanë të drejtë të konvertojnë llogarinë e tyre në llogari pagese me shërbime bazike nëse plotësojnë kushtet e parapara sipas rregullores së BQK-së. Me rastin e konvertimit të llogarisë aktuale, klientit i ruhet numri i llogarisë (IBAN) ndërsa për konvertimin e llogarisë së pagesës nuk aplikohet tarifë.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj pakoje, ju mund ta shfletoni rregulloren e BQK-së të cilën e gjeni në vegëzën e mëposhtme:
Rregullore-per-qasje-ne-llogari-pagese-me-sherbime-bazike-.pdf (bqk-kos.org)
Ndërsa për informata shtesë rreth llogarisë së pagesave me shërbime bazike si dhe pakot e tjera që ofron Banka Raiffeisen për klientët e saj, mund ta vizitoni linkun e mëposhtëm: