Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Njoftim për klientë: Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike

Banka Raiffeisen në Kosovë njofton se duke filluar nga 1 janari 2024, një numër shërbimesh bankare do të ofrohen pa pagesë për klientët të cilët i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Kosovë, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).

Kjo pako shërbimesh bazohet në Rregulloren e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike.

Për të kuptuar më shumë rreth lehtësive që ofrohen nga kjo pako, ju mund ta lexoni të plotë Rregulloren e BQK-së:

Ndërsa këtu mund të gjeni listën e tarifave bankare.