Skip to main content
News - Banner
News - Banner

RBI: Raporti i ndërmjetëm - tremujori i parë 2024

RBI: Raporti i ndërmjetëm tremujori i parë 2024
Fitim i konsoliduar prej 664 milionë euro

  • Raport prej 17.3 për qind i kapitalit të përbashkët të klasit të parë
  • Fitimi i konsoliduar duke përjashtuar kontributet nga Rusia dhe Bjellorusia arrin në 333 milionë euro, duke përfshirë provizionet për kreditë CHF në Poloni që në total arrijnë në 109 milionë euro

Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 664 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2024 (TM1/2023: 657 milionë euro). Kostot e rrezikut ranë me për shumë se 90 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

 "RBI pati fillim të mirë në vitin financiar 2024. Trendi i të fitimeve është në përputhje me pritjet tona. Rënia e kostove të rrezikut është shumë e kënaqshme", tha Johann Strobl, CEO i RBI.

Të ardhurat më të larta nga interesi në Evropën Qendrore dhe Juglindore rezultuan në një rritje prej 70 milionë euro në të ardhurat neto nga interesi, në 1,455 milionë euro. Me 25 milionë euro, Sllovakia raportoi rritjen më të madhe, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta të nxitura nga norma e interesit nga kreditë konsumatore dhe nga depozitat në bankën kombëtare. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u ulën për 297 milionë euro, në 669 milionë euro. Rusia regjistroi rënien më të madhe me 287 milionë euro, ndërsa vendet e tjera të grupit treguan zhvillim të qëndrueshëm.

Rënie e madhe në kostot e rrezikut

Me 25 milionë euro, humbjet nga rënia në vlerë e aseteve financiare ishin dukshëm më të ulëta në periudhën raportuese sesa 301 milionë euro të raportuara në periudhën e krahasueshme, të cilat kryesisht ishin regjistruar në Evropën Lindore. Për kreditë në vonesë (Faza 3), rëniet neto në vlerë prej 92 milionë euro u njohën në periudhën raportuese (periudha e vitit paraprak: 63 milionë euro neto), zërat më të mëdhenj ishin 66 milionë euro për kompanitë jofinanciare dhe 31 milionë euro për amvisëritë. Në nivel vendi, humbjet nga rënia në vlerë e Fazës 3 u shkaktuan kryesisht në Rusi (43 milionë euro). Në Fazën 1 dhe Fazën 2, lëshimet neto prej 66 milionë euro u njohën në periudhën raportuese, më së shumti në Hungari, Rusi dhe Ukrainë (periudha e vitit
paraprak: humbje nga rënia në vlerë prej 238 milionë euro, prej tyre 223 milionë euro në Rusi).

Raporti CET1 (kalimtar) në 17.3 për qind

Raporti CET1 i RBI duke përfshirë rezultatet e tremujorit të parë arriti në 17.3 për qind në fund të tremujorit të parë. Nëse banka filiale ruse do të ishte dekonsoliduar pa marrë parasysh kapitalin e saj, raporti do të kishte arritur në 14.6 për qind, që do të ishte shumë më i lartë se kërkesat rregullatore.

Perspektiva për të ardhmen

Udhëzimi i mëposhtëm i referohet RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Udhëzimi i vitit 2024 për grupin duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë është pezulluar duke pasur parasysh kërkesën e BQE-së për të përshpejtuar reduktimin e punës në Rusi.

·     Në vitin 2024, të ardhurat neto nga interesi pritet të jenë rreth 4.0 miliardë euro dhe të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1.8 miliardë euro.

·     RBI pret që kreditë konsumatore të rriten për 3 deri në 4 për qind.

·     RBI pret shpenzime të përgjithshme administrative prej rreth 3.3 miliardë euro, duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura prej rreth 52 për qind.

·     Raporti i provizionimit – përpara përdorimit të mbivendosjeve – pritet të jetë rreth 50 pikë bazë.

·     Kthimi i konsoliduar nga kapitali pritet të jetë rreth 10 për qind në vitin 2024.

·     Në fund të vitit 2024, RBI pret një raport CET1 prej rreth 14.6 për qind*.

·     Çdo vendim për dividentët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të grupit me përjashtim
të Rusisë.

*Në një skenar të dekonsolidimit të Rusisë 'P/B Zero'.

Qasjen në raportet financiare të RBI mund ta siguroni këtu.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-71 707-8787, andrea.pelinka-kinz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com