Skip to main content
News - Banner
News - Banner

RBI: Rezultatet preliminare për vitin 2023

REZULTATET PRELIMINARE PËR VITIN 2023
Fitimi i konsoliduar prej 2.39 miliardë euro 

Raiffeisen Bank International (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 2,386 miliardë euro në vitin 2023 dhe rriti ndjeshëm raportet e saj të kapitalit.

"RBI demonstroi edhe një herë stabilitetin e saj dhe fuqinë e fitimeve në vitin afarist 2023. Në përgjithësi, ne mund të jemi shumë të kënaqur me vitin e kaluar financiar," tha CEO i RBI-së, Johann Strobl.

Rënie e theksuar e kostove të riskut

Në shumën prej 393 milionë euro, humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare në periudhën raportuese ishin dukshëm më të ulëta se ato prej 949 milionë euro të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Me 191 milion € (2022: 743 milion €), provizionet e riskut në Evropën Lindore zënë pjesën më të madhe për shkak të luftës vazhduese të agresionit rus kundër Ukrainës dhe faktorëve të riskut që rezultojnë. Prandaj, Rusia mori pjesë me 95 milion € (2022: 471 milion €) dhe Ukraina me 94 milion € (2022: 253 milion €). Provizionet e riskut në zyrën qendrore të grupit arritën në 159 milion € (2022: 149 milion €).

Reduktimi i biznesit rus ka vazhduar

RBI vazhdoi të reduktojë biznesin e saj rus në vitin financiar 2023. Që nga tremujori i dytë i vitit 2022, vëllimi i kredisë në Rusi është ulur me 56 për qind. Në fund të vitit 2023, ai arriti në 6 miliardë euro. Për më tepër, RBI reduktoi ndjeshëm biznesin e transaksioneve të pagesave me Rusinë dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet e biznesit me bankat korrespondente ruse, me përjashtim të filialit të saj Raiffeisenbank. Transaksioni i planifikuar STRABAG gjithashtu do të reduktonte ndjeshëm ekuitetin e
Raiffeisenbank dhe kështu do të reduktonte më tej riskun e RBI nga biznesi i saj rus.

"Procesi i miratimit për transaksionin STRABAG është në rrugën e duhur. Ne kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme tek autoritetet përkatëse. Presim që përmbyllja të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2024," vazhdoi Strobl.

"Në të njëjtën kohë, ne po vazhdojmë të punojmë për dekonsolidimin e biznesit tonë rus, qoftë në formën e një shitjeje ose një spin-off," tha Strobl..

Raporti (kalimtar) i CET1 prej 17.3 përqind

RBI rriti raportin e saj të kapitalit të zakonshëm të klasit I në 17.3 për qind në vitin financiar 2023. Nëse banka filiale ruse do të dekonsolidohej pa marrë parasysh ekuitetin e saj, ai do të kishte arritur në 14.6 për qind në fund të vitit dhe kështu do të tejkalonte ndjeshëm kërkesat rregullatore.

"Për shkak të kapitalizimit tonë të mirë, ne duam të propozojmë një dividend prej 1.25 € për aksion për vitin 2023 për aksionarët tanë," shpjegoi Strobl.

Perspektiva 

Informacioni udhëzues i mëposhtëm i referohet RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shifrat përkatëse në kllapa i referohen "gjurmës" ekzistuese. RBI do të vazhdojë të çojë përpara transaksionet e mundshme që do të rezultonin në shitjen ose spin-off të Raiffeisenbank Rusi dhe dekonsolidimin e Raiffeisenbank Rusi nga RBI.

Në vitin 2024, të ardhurat neto nga interesi priten të kapin shumën prej 4.0 miliardë euro (rreth 5.1 miliardë euro) dhe të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1.8 miliardë euro (rreth 2.7 miliardë euro).
Ne presim që rritja e kredisë për klientët të rritet me rreth 6 për qind (rreth 5 për qind).
Ne presim shpenzime të përgjithshme administrative prej rreth 3.3 miliardë euro (rreth 4.0 miliardë euro), duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura prej rreth 52 për qind (rreth 47 për qind).
Raporti i provizionimit – përpara përdorimit të mbivendosjeve – pritet të jetë rreth 50 pikë bazë (rreth 60 pikë bazë).
Kthimi i konsoliduar nga kapitali pritet të jetë rreth 11 për qind (rreth 12 për qind) në vitin 2024.
Në fund të vitit 2024 ne presim një raport CET1 prej rreth 14.6 për qind* (rreth 17.8 për qind).
Çdo vendim për dividendët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të Grupit duke përjashtuar Rusinë.
Caqet afatmesme të kthimit të kapitalit dhe të raportit të pagesës janë pezulluar për shkak të pasigurive aktuale në Evropën Lindore.

* Në një skenar "P/B Zero" të dekonsolidimit të Rusisë, përpara përfitimit nga dividendi në natyrë i STRABAG.

* * * * *

RBI e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 12 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga shumë ofrues të tjerë  të shërbimeve financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve si dhe në fushën e M&A (bashkimeve dhe akuizicioneve).

Rreth 45,000 punonjës u shërbejnë 18.6 milionë klientëve përmes afër 1,500 njësish biznesi, shumica e të cilave janë të vendosura në EQL. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat austriake rajonale të Raiffeisen-it zotërojnë rreth 61 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, RBI është instituti qendror
i bankave rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të afiliuara të kreditimit.