Skip to main content
News - Bannerat
News - Bannerat

Gjithçka që duhet të dini për ofertën tonë digjitale

Banka Raiffeisen në Kosovë operon me rrjet të madh të degëve në vend, si dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar edhe më tej ofertën digjitale. Produktet dhe shërbimet digjitale janë të sigurta për t’u përdorur dhe ofrojnë një përvojë të shkëlqyer bankare.

Lajmi i mirë është se përdorimi i këtyre produkteve është rritur gjatë viteve të fundit, ndërkohë që përditësimi i fundit i sistemit tonë bankar kryesor do t’i mundësojë bankës të përmirësojë edhe më tej platformat e veta digjitale.

Në qershor të vitit 2023, Departamenti ynë i IT-së arriti një moment kulmor të rëndësishëm duke e migruar me sukses sistemin tonë bankar kryesor në një version më të ri dhe më të sofistikuar. Ky version më i ri tani është përditësuar dhe krijon përparësi të madhe për ne në treg, duke ofruar veçori të avancuara teknologjike dhe do të shërbejë si bazë e fortë për zgjidhjet inovative digjitale. Udhëheqësi i këtij departamenti, Shkëlqim Meqa, beson se “ndikimi i këtij zhvillimi në operacionet tona do të jetë transformues”.

“Migrimi i të dhënave të CBS shënon një të ardhme premtuese edhe për ofertat tona digjitale. Veçoritë e avancuara teknologjike të versionit [Release] 19 do të shërbejnë si bazë e fortë për zgjidhjet inovative digjitale. Ndërkohë që banka vazhdon të evoluojë, po ashtu do të zhvillohet edhe kapaciteti ynë për të zhvilluar platforma të sofistikuara bankare digjitale që plotësojnë nevojat e klientëve tanë, të cilat janë gjithnjë në ndryshim”, tha Meqa.

Na lejoni t’jua prezantojmë një pjesë të portfolios sonë digjitale:

Raiffeisen Plus

Raiffeisen Plus është platforma jonë kryesore digjitale. Mund ta përdorni nga telefoni celular ose kompjuteri juaj, e kjo platformë i ka të gjitha: bilancin tuaj të kreditit, kreditë, pagesat dhe shumëçka tjetër. Është miqësore për përdorues si për individë ashtu edhe për biznese.

Stick n’ pay 

Një letër ngjitëse [sticker] e thjeshtë që vendoset në telefonin ose çfarëdo pajisje tjetër tuaj që ju mundëson të bëni pagesa. Vizitoni degën tuaj më të afërt dhe merrni letrën ngjitëse dhe validimin për të.

RaiKesh

Kjo platformë interneti është krijuar për ta bërë aplikimin për kredi të lehtë, të shpejtë dhe përmes internetit. Krejt çka u nevojiten janë dy dokumente, lidhja e internetit dhe brenda pak minutash e pranoni ofertën dhe miratimin.

RaiPay

Me pak fjalë, RaiPay është kuleta juaj – vetëm se është tërësisht digjitale. Kjo nënkupton se mund të bëni pagesa pa pasur nevojë ta mbani me vete kartelën Visa ose Mastercard. Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj, digjitalizoni kartën tuaj dhe mos e humbisni këtë përvojë praktike dhe të sigurt bankar.

RaiPos

Me këtë aplikacion inovativ, mund ta shndërroni telefonin tuaj celular në POS dhe të pranoni pagesa pa kontakt me kartelë Visa dhe Mastercard. Aplikacioni ofron përparësi sepse e merrni POS-in tuaj kudo që keni nevojë, pa pasur nevojë të përballeni me problemet me kabllo ose pajisje shtesë. Është i lehtë për t'u përdorur dhe shumë i sigurt për pranimin e pagesave. Kontrollo QR për të parë se si mund të aplikoni për ta marrë të njëjtin.