Skip to main content
News - Bannerat
News - Bannerat

Zvogëlimi i gjurmës së karbonit përmes praktikave tona eko-miqësore

[Ky artikull fillimisht është publikuar në edicionin e parë të buletinit të bankës, RaiMagazine, në nëntor të vitit 2023]

Banka Raiffeisen në Kosovë është e përkushtuar që të kultivojë bankimin e përgjegjshëm për një të ardhme më të qëndrueshme, duke zbatuar praktika miqësore me ambientin. Sa i përket qëndrueshmërisë së brendshme, banka e njeh rëndësinë e adresimit të ndikimit të aktiviteteve të veta në mjedis.

Në këtë drejtim, banka ka filluar shpërndarjen e kartelave të reja të debitit dhe kreditit VISA nga materiali i ricikluar për klientët e saj. Përdorimi i këtyre kartelave do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit duke ulur gjurmën e karbonit, zvogëluar sasinë e mbeturinave në deponi, shmangien e ndotjes së ujit/ ajrit, zvogëlimin e konsumit të energjisë (që përdoret për prodhimin e kartelave të zakonshme).

Gjithashtu, gjatë viteve të fundit, banka ka zbatuar masa të ndryshme qëndrueshmërie. Për shembull, flota jonë e transportit përbëhet nga 35 automjete hibride dhe ne planifikojmë ta zëvendësojmë më tej flotën tonë me automjete hibride.

Po ashtu kemi përditësuar politikën tonë të udhëtimit për biznes me fokus në reduktimin e gjurmës sonë të karbonit, duke demonstruar përkushtimin për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës. Për të gjeneruar energji të pastër, ne kemi instaluar panele diellore për të siguruar energji elektrike për përdorim të brendshëm. Në vitin 2022, këto panele prodhonin deri në 38,000 kWh ose 38 MWh energji diellore. Banka ka ulur gjithashtu konsumin e letrës dhe tani përdor letër 100% të riciklueshme.

Gjithashtu, ne kemi filluar aplikimin e një sistemi të menaxhimit të mbeturinave brenda kompanisë që përfshin kosha të veçantë për riciklimin e mbeturinave brenda ndërtesave dhe në bashkëpunim me kompanitë e autorizuara të riciklimit. Ne, gjithashtu, jemi të përkushtuar në rritjen e gjelbërimit brenda dhe jashtë ambienteve tona përmes iniciativave të vazhdueshme të mbjelljeve.