We use "cookies" in order our page to be more friendly. If you continue, we suppose that you agree with "Cookies". For more information click here "More information".
Raiffeisen Bank International AG (RBI) është pjesë e Grupit Bankar Raiffeisen në Austri (RBG), grupi më i madh dhe më i fuqishëm bankar në vend për sa i përket bilancit total. RBG përfaqëson rreth një të katërtën e tregut bankar austriak. Me 434 banka Raiffeisen autonome, lokale, i RBG ka rrjetin më të dendur te bankave në vend me rreth 1,500 njësi shitjeje. RBG në Austri punëson rreth 29,000 njerëz.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përvec këesaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.
Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 7.0 milion klientëeve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi (të dhëna proforma të bankës së bashkuar, në 31 Dhjetor 2016), që do të thotë një maxhorancë në Evropen Qendrore dhe Lindore. Që në vitin 2005, askionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës.
RBI është një nga bankat kryesore tregtare dhe të investimeve në Austrisë, bilanci i saj i përgjithshëm (pas bashkimit) arrin në 135 miliardë € (që prej 31 dhjetor 2016).
Në mars 2017, u zhvillua bashkimi i RZB dhe RBI. Instituti i kombinuar vepron nën emrin Raiffeisen Bank International AG, si më parë rastin për RBI, dhe aksionet RBI do të vazhdojë të jenë të listuara në bursën e Vjenës. RBI mori përsipër të gjitha të drejtat, obligimet dhe detyrat e kompanisë së transferuar, RZB.
RBI ishte aktiv në EQL edhe para se të fillonte procesi i tranzicionit politik në rajon dhe të binte "Perdja e Hekurt": që në vitin 1986, banka e e parë në EQL u themelua në Hungari. Prandaj, banka ka 30 vjet përvojë në biznesin bankar të rajonit.
Për të mbështetur aktivitetet e saj të biznesit RBI operon zyra përfaqësimi, si dhe degë shërbimi në vende të zgjedhura të Azisë dhe të Evropës Perëndimore.
RBI ka krijuar një faqe blogu në të cilën mund të gjeni informacione të ndyrshme dhe të njiheni më shumë me bankat e Raiffeisen Bank në zonën e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë.
+383 38 222 222
Contact center
038 222 222
049 222 222
Please send us your feedback at:
qendra.kontaktuese@raiffeisen-kosovo.com
Free SMS : 50223
How can I help you?Click here
How can I help you?Click here