- Një sistem rrjeti për shumë shfrytëzues,
- Një verzioni me një shfrytëzues,
- Një verzion me shumë shfrytëzues përmes qasjes nga rrjeti.
Verzioni për shumë shfrytëzues shërben për t'u përdorur nga korporatat e mëdha, të cilat kryejnë veprime të pagesave në shumë kompjuterë të rrjetit lokal. Kjo zgjidhje operon në opcionin klient/server, i cili kërkon një bazë të përbashkët të të dhënave, rëndom të instaluar në një server lokal.
Verzioni me një shfrytëzues shërben për përdorim nga një kompjuter dhe ka të gjitha funksionet sikurse edhe zgjidhja që përdoret nga korporatat. I vetmi dallim në mes të këtyre dy versioneve është se versioni me një shfrytëzues nuk lejon disa shfrytëzues me të drejta të ndryshme të punojnë në të njëjtën kohë. Ky version preferohet më shumë nga ndërmarrjet e vogla dhe të meseme (NVM) apo ndërmarrësit të cilët kërkojnë qasje për një shfrytëzues.
Mirëpo, Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një kanal rrjetor i cili quhet Raiffeisen E-BANKING/Web, dhe ky është një kanal shtesë i cili mund të përdoret në kombinim me qoftë verzionin me një shfrytëzues qoftë me verzionin me shumë shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për biznese. Ky kanal u shërben ndërmarrjeve të cilave u nevojiten nënshkrimet e urdhër-pagesave nga lokacionet tjera, apo qasje të më shumë shfrytëzuesve në rast se ata vendosin ta përdorin versionin me një shfrytëzues të Raiffeisen E-banking për Biznese.
Raiffeisen E-Banking siguron mënyrën moderne që të lidheni me paratë e juaja.
Raiffeisen E-Banking poashtu përbëhet nga një shërbim shtesë i E-banking i quajtur kanali Raiffeisen E-Banking/SMS